Tragjedia e Butrintit, lirohet peshkatari
Sarande- Nje nga gjashte te dyshuarit per tragjedine e Butrintit me 18 tetor te ketij viti, ku humben jeten pese emigrante klandestine, ka rigjetur lirine diten e djeshme. Vendimi per te nxjerre nga qelia e paraburgimit Ahmet Bushin, 54 vjecarin e akuzuar si pronar i varkes se tragjedise, eshte marre nga Gjykata e Sarandes pas vleresimit te mases se sigurise. Trupi gjykues i kishte dhene nje muaj afat prokurorise, qe te vertetonte implikimin e Bushit ne kete ngjarje dhe trafikun e 26 klandestineve me qellime perfitimi. Por 30 dite pas arrestimit, 54 vjecari eshte rikthyer ne banese, kurse prokuroria ka ne dosje vetem 5 te pandehur, dy nga te cilet ne arrati.
Prokurori i ceshtjes Platin Alickaj, pasi ka studiuar dosjen dhe akuzen ne ngarkim te Ahmet Bushit, ka arritur ne perfundimin se, pronari i varkes se vdekjes nuk ka pasur asnje dijeni qe mjeti i tij lundrues ishte marre nga persona trafikante per transportin e klandestineve permes liqenit te Butrintit. Tragjedia e rende e mbytjes se pese klandestineve dergoi ne qeli si te dyshuar ne kete ngjarje te rende edhe peshkatarin, i cili qe ne momentin e arrestimit deklaroi se nuk ishte ne dijeni te ngjarjes. "Ne ato momente une isha ne nje dasme ne Delvine se bashku me pjesetaret e tjere te familjes dhe nuk dija gje, se c'behej ne Butrint", eshte shprehur peshkatari. Pikerisht per kete alibi, prokuroria dhe gjykata gjate dhenies se mases se arrestit, la 30 dite afat per te provuar implikimin e mundshem. Ne perfundim te aftit te arrestit prokurori Alickaj, ka urdheruar lirimin e menjehershem te Ahmet Bushit, kurse gjykata ka miratuar kete kerkese. Ne tragjedine e Butrintit humben jeten 5 emigrante, mes te cileve dy, nene e bije 25 dhe 3 muajshe, nga Berati dhe tre te rinj te moshave 17, 20 dhe 27 vjec, nga Lushnja dhe Fieri. Policia arrestoi kater te dyshuar, ku dy prej tyre u shpallen ne kerkim. Akuza e ngritur nga prokuroria eshte ajo e "trafikut te klandestineve me qellime perfitimi, me pasoje vdekjen, ne bashkepunim".
Grupi i te dyshuarve trafikante
Te arrestuar per tragjedine e Butrintit me 18 tetor te ketij viti jane Dashamir Mane, Hyqmet Sollaku dhe Bashkim Sena, ndersa dje u lirua peshkatari Ahmet Bushi, pronari i varkes. Ne kerkim jane ende dy fieraket Brahim Madhi dhe Albert Gega. Per dokumentimin e ngjarjes, hetuesit kane regjistruar deklarimet e te gjithe te mbijetuarve, te cilet kane treguar se ishin lidhur dhe kishin komunikuar me trafikantet, te cilet me pas i kane orientuar dhe transportuar ne drejtim te Sarandes. Pagesa qe do behej varionte nga 800-1200 euro per person dhe destinacioni ishte Greqia. Pasi jane grumbulluar ne qytete te ndryshme, personat kane mberritur ne Sarande e me pas jane drejtuar per ne kanalin e Cukes, ndersa me varke do kalonin ne afersi te Viviarit, per te dale ne fshatin Xare dhe me pas ne Greqi.
Bardhyl Bejko