E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata 30 dite burg vrasesit te policit

Nen akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen e punonjesit te policise Pajtim Alistafa gjykata e Tiranes la ne paraburgim per 30 dite Agim Hajdinin derisa ekspertet te dorezojne aktekspertimin e vendit te ngjarjes ku nenkomisari humbi jeten gjate kryerjes se detyres.

Faktikisht kete mase sigurie per te pandehurin e kerkoi vete prokurori i ceshtjes Gjergji Tako i cili i tha gjykates se duhet pritur nje version perfundimtar qe do te saktesoje se me cfare shpejtesie po e drejtonte mjetin i akuzuari si ishte vendosur postoblloku dhe a eshte teresisht gabimi i shoferit ne kete ngjarje.

Per tu dhene pergjigjje ketyre pyetjeve Policia e Shtetit ka perfshire ne hetime tre eksperte te pavarur autoteknike te cilet do te japin versionin perfundimtar ne baze te te cilit gjykata do te vendose pas nje muaji per fatin e te arrestuarit.

Punesimi i tre eksperteve eshte bere per te dhene nje version te paanashem te gjykimit mbi vendngjarjen pasi nese ky ekspertim do te behej vetem nga policia ai do te vleresohej si i paragjykuar para togave te zeza sepse viktima eshte nga radhet e policise.

Djali i vetem i familjes Alistafa Pajtimi u shpall deshmor i Atdheut kete te enjte nderkohe qe renia e tij ne krye te detyres ka sjelle nje sere pyetjesh per menyren si ngrihen postoblloqet pergjate akseve nacionale ne vend.

Por Policia e Shtetit argumenton se vdekja tragjike e 29 vjecarit ka ndodhur gjate nje postoblloku te mireorganizuar pergjate autostrades ne nje ambjent te ndricuar dhe me sinjalistiken e nevojshme ndersa automjeti qe drejtohej nga Agim Hajdini duke qarkulluar tej normave te lejuara ka marre perpara koniket tabelen ndal policia e me pas edhe efektivin e policise.

Nga ana tjeter perpara gjykates prokuroria duke iu referuar te dhenave mbi vendin ku ndodhi aksidenti ka nenvizuar mbishpejtesine me te cilen udhetonte i akuzuari dhe ka shtuar gjithashtu se nenkomisari ishte duke vendosur koniket dhe se ai nuk kishte veshje fosforishente cka hedh dyshime per rrezen e shikimit te drejtusit te mjetit. Kete qendrim mbajti ne fakt edhe avokati mbrojtes i te pandehurit.

Ne rastin tone nuk ka qene respektim i kritereve pasi ne momentin e aksidentit nuk ka pasur jelekun fosforeshent gje qe ben te pamundur reagimin ne nje distance te afert ka deklaruar ai.

Mesohet se automjeti qe drejtonte Hajdini ishte duke levizur me shpejtesi rreth 120 kilometra ne ore dhe shoferi nuk ishte i dehur ndersa postoblloku ku mbeti i vrare Alistafa ishte pikerisht pjese e task forces per parandalimin e aksidenteve dhe ndeshikimin e shofereve qe shkelin rregullat e qarkullimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›