Gjykata Administrative, nis debati në Parlament

Komisioni i Ligjeve
Parlament, grupet e interesit propozojnë ndryshime në ligj.
Bregasi: Të rritet numri i gjykatave, seancat me një gjyqtar.
Grupet e interesit kë-rkojnë në Komisionin e Ligjeve rritjen e numrit të gjykatave administrative të Shkallës së Parë dhe atyre të Shkallës së Dytë, si dhe zhvillim-in e seancave gjyqësore me 1 gjyqtar. Për rreth 150 minuta, deputetët e këtij Komisioni kanë dëgjuar dje propozimet e komunitetit të biznesit dhe gjyqtarëve lidhur me draftin që pritet të kalojë në Parlament. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, tha gjatë mbledhjes se ne mendojmë se specialistët duhet ta thonë më mirë fjalën që a janë të mjaftueshme 6 gjykata të Shkallës së Parë dhe a është e mjaftueshme një Gjykatë e Apelit. A duhet të mbyllet cikli i gjykimit me një kolegj juridik gjyqësor në Gjykatën e Lartë apo ka mendime ti lihet ky debat edhe eksperiencës? Cilësia e gjykimit lidhet me cilësinë e gjykatësve. Në materialin dërguar Komisionit nga BiznesAlbania thuhet se opinioni ynë është që duhet të krijohen 12 gjykata administrative të Shkallës së Parë, pra nga një gjykatë për çdo qark. Për numrin e gjykatave të Apelit mendojmë se duhet të jenë tri të tilla dhe, konkretisht, në Shkodër, në Tiranë e në Vlorë. Ndërsa përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli Faber, tha se: Vonesat në miratimin e ligjit i kushtojnë kohë, energji dhe pará qytetarëve dhe biznesit. Ne kërkojmë që Parlamenti ta miratojë sa më parë pr.ligjin dhe të merren parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve. Qeveria të ketë miratuar mjediset ku do veprojnë gjykatat administrative. Ato të jenë ngritur dhe të fillojnë funksionimin më 1 janar 2013.
Numri i gjyqtarëve
Një tjetër çështje e diskutuar në mbledhjen e djeshme ishte ajo e numrit të gjyqtarëve, që duhet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore. Mendimi i komunitetit të biznesit ishte që në një seancë gjyqësore duhet të jetë i pranishëm vetëm një gjyqtar. Sipas Bregasit rritet përgjegjësia e gjykimit, kur një gjyqtar është i vetëm ka përgjegjësi më të madhe sesa kur janë tre veta. Së pari, ai bëhet më i përgjegjshëm për vendimin që merr sepse e jep vendimin vetë, së dyti kostot janë më të vogla. Edhe kostot e biznesit janë më të vogla, kur numri i gjyqtarëve është më i vogël. Ndikon edhe shpejtësia e gjykimit. Çfarë ndodh, shkoni në gjykim dhe thonë se nuk ka ardhur gjykatësi i tretë, presim edhe nja tre muaj. Një person mban përgjegjësi, tha Bregasi. Pas seancës së djeshme dëgjimore, pritet që sot të diskutohet drafti nen për nen dhe të enjten e ardhshme do të jetë gati për tu miratuar në Parlament.
Rekomandimet e grupeve të interesit
Floreta Luli Faber (Dhoma Amerikane e Tregtisë): Vonesat në miratimin e ligjit i kushtojnë kohë, energji dhe pará qytetarëve dhe biznesit. Ne kërkojmë që Parlamenti ta miratojë sa më parë pr.ligjin dhe të merren parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve. Qeveria të ketë miratuar mjediset ku do veprojnë gjykatat administrative. Ato të jenë ngritur dhe të fillojnë funksionimin më 1 janar 2013.
Luan Bregasi (BiznesAlbania): Ne kështu e duam politikën shqiptare, të merret vesh mes vete, sidomos për çështje që prekin sipërmarrjen private. Për çështje që janë politike, shumë mirë ju debatoni, zihuni, mos bini dakord, por për gjëra që prekin sipërmarrjen private, ska kuptim të mbahen qëndrime mosmiratuese. Për shpejtësinë e gjykimit kjo lidhet me strukturën e gjykatave dhe hierarkinë e tyre. Ne mendojmë se specialistët duhet ta thonë më mirë fjalën që a janë të mjaftueshme 6 gjykata të Shkallës së Parë dhe a është e mjaftueshme një Gjykatë e Apelit. A duhet të mbyllet cikli i gjykimit me një kolegj juridik gjyqësor në Gjykatën e Lartë apo ka mendime ti lihet ky debat edhe eksperiencës. Cilësia e gjykimit lidhet me cilësinë e gjykatësve. Ne kemi propozuar që duhet të ketë një raport më të mirë mes trupës gjykuese dhe atyre që duhet të vijnë nga juridiksioni civil. Duhet të bëhet kujdes për kriteret e përcaktimit të trupës gjykuese. Kriteret duhet të jenë shumë profesionale, të zgjidhen njerëz me integritet të lartë që ne të mos vuajmë pasojat.
Ilir Zhilla (Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë): Do të ishte mirë që në rekrutimin e gjyqtarëve të shikohen me prioritet ata konkurrues që kanë në CV e tyre edhe master në ekonomi.
Armando Subashi (relator i pr.ligjit): Çfarë mendimi ke për atë çka parashikon projekti për ngritjen e gjashtë gjykatave të Shkallës së Parë dhe një Gjykate Apeli?
Ilir Rusmali: Cilido të ishte sistemi që preferon biznesi, sistemi që gjykon me trupë gjykuese të gjerë, të ngushtë, apo me gjyqtar të vetëm?
Luan Bregasi: Nga eksperienca e sipërmarrjes private do të jetë më mirë me trupa gjykuese të vogla, sesa me numër të madh gjykuesish. Rritet përgjegjësia e gjykimit, kur një gjyqtar është i vetëm, ka përgjegjësi më të madhe sesa kur janë tre veta. Së pari, ai bëhet më i përgjegjshëm për vendimin që merr, sepse e jep vetë vendimin, së dyti kostot janë më të vogla. Edhe kostot e biznesit janë më të vogla, kur numri i gjyqtarëve është më i vogël. Ndikon edhe shpejtësia e gjykimit. Çfarë ndodh, shkoni në gjykim dhe thonë se nuk ka ardhur gjykatësi i tretë, presim edhe nja tre muaj. Një person mban përgjegjësi.
Maks Haxhia (Dhoma Kombëtare e Avokatisë): Numri i gjykatave mund të jetë në shkallë qarku, Gjykata e Apelit mund të jetë siç është sot, që janë 6 ose mund të jetë edhe një e vetme. Të gjitha këto duhet të analizohen me statistikat, me buxhetin dhe infrastrukturën. Si Gjykatë Apeli është mirë që të jenë tre, një që përmbledh Jugun (në Vlorë), njëra Veriun (në Shkodër) dhe njëra Tiranën. Ligji nuk ka karakter politik, sepse pushteti është rrotacion, ajo që ngelet është mënyra e qeverisjes. Kriteret e rekrutimit duhet të jenë të precizuara. Mundësisht të ruhet edhe tradita e karrierës, por jo duke u mbyllur derën edhe profesioneve të tjera që kanë edhe eksperiencë dhe traditë. Personalisht jam për një provim të kualifikuar të përzgjedhjes së kandidaturave për në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Shkallës së Dytë. Duhet të ngrihet një komision shtetëror dhe të merren në provim.
Beçaj: Çështjet me mbi 20 milionë lekë me 3 gjyqtarë
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, propozon në letrën dërguar Komisionit të Ligjeve që në draftin për Gjykatën Administrative të saktësohet që çështjet me vlerë mbi 20 milionë lekë të shqyrtohen nga tre gjyqtarë. Gjykohen gjithmonë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, mosmarrëveshjet mbi aktet administrative që kanë objekt apo përcaktojnë sanksione administrative të vlerësueshme, jo më pak se 20 milionë lekë. Mosmarrëveshjet e tjera dhe kërkesat që nuk kanë karakter konfliktual, gjykohen nga trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar.
BE: Konsensus kombëtar për të marrë statusin kandidat
Drejtori për Zgjerim në KE, takime në Tiranë
Bashkimi Europian apelon për konsensus kombëtar për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin tetor. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit në KE dhe ambasadori i KE-së në vendin tonë, Etore Sekui, kërkuan që bashkëpunimi mes maxhorancës dhe opozitës i nisur në muajin nëntor të vazhdojë më tej. Që të ruhet ky konsensus, duhen rezultate pozitive; kemi parë muajt e fundit shumë zhvillime pozitive, si marrëveshja e nëntorit dhe puna e deritan