E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, korrupsion dhe abuzim me përgjimet

Kryeprokuroja Ina Rama e ministri Eduard Halimi

Ministria e Drejtësisë dërgon në Kuvend raportin për Prokurorinë.

Janë gjetur 59 prokurorë me shkelje, Ina Rama nuk reagon

Ministria e Drejtësisë akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se vuan nga korrupsioni, shkel të drejtat e njeriut, mban përtej afateve të parashikuara me ligj përgjimet dhe nuk kundërshton vendimet e gjykatave. Në një material prej 94 faqesh mbi inspektimet e bëra në organin e Akuzës, Ministria ka evidentuar një sërë problemesh për vitin 2011. Veprimtaria kontrolluese e Ministrisë së Drejtësisë është mbështetur si në analizat e brendshme, ashtu edhe në gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë që kanë identifikuar një set problematikash. Sipas tyre, organi i Prokurorisë perceptohet të vuajë nga korrupsioni, nga ndikimet/influencat e të tretëve në veprimtarinë e tij, thuhet në raportin e Ministrisë. Nga 121 procedime penale të kontrolluara në Shkallën e Parë janë konstatuar me shkelje 49 procedime, që u atribuohen 59 prokurorëve. Deri në datën 29.2.2012, Prokurori i Përgjithshëm ka reaguar vetëm për një rast duke mos e pranuar rekomandimin e ministrit të Drejtësisë, duke pretenduar se kontrolli i ushtruar ishte në kapërcim të kompetencave dhe shkeljet e konstatuara nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit disiplinor. Ky reagim i është njoftuar zyrtarisht Presidentit të Republikës. Në 9 kontrollet e tjera, të rekomanduara për procedime disiplinore, deri në datën 29.2.2012, prokurori i Përgjithshëm nuk ka reaguar, thuhet më tej në raport. Sa i përket ruajtjes së përgjimeve tej afateve të parashikuara në ligj theksohet se sipas nenit 223/3 të K. Pr. Penale, procesverbalet e përgjimit dhe regjistrimet e përgjimeve brenda 5 ditëve nga mbarimi i veprimeve të depozitohen në sekretari dhe kur nga depozitimi mund të dëmtohen hetimet, gjykata autorizon prokurorin që ta shtyjë depozitimin deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Në rastet e kontrolluara materialet përgjuese ndodheshin në fashikull edhe pse nga përfundimi i veprimeve përgjuese kanë kaluar më tepër se 5 ditë, edhe pse hetimet paraprake kanë përfunduar me vendimin e pushimit, edhe pse vendimi i gjykatës që ka autorizuar prokurorin që të shtyjë afatin e depozitimit të materialeve përgjuese në Prokurori ka qenë deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Lidhur me veprën penale të korrupsionit thuhet se nga 103 çështje të hetuara, vetëm 17 prej tyre janë dërguar për gjykim, ndërsa për veprat penale të trafikimit, nga 174 çështje të hetuara, vetëm 48 prej tyre janë dërguar për gjykim. Shkelje të të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal dhe në veçanti të të ndaluarve dhe të arrestuarve: Shkelja e të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal është konstatuar në 16 çështje, thekson më tej raporti.

Raporti i Ministrisë së Drejtësisë
. Inspektimet e zhvilluara në periudhën e raportimit kanë mbuluar procedimet penale të viteve 2005 – 2011. Nga 121 procedime penale të kontrolluara në shkallën e parë, janë konstatuar me shkelje 49 procedime, që u atribuohen 59 prokurorëve. Në 2 raste të tjera u identifikuan shkelje të ligjit nga 6 prokurorë, për të cilat kishte kaluar afati 3-vjeçar i parashkrimit të përgjegjësisë disiplinore. Nga 532 procedime penale të kontrolluara në Apel, janë konstatuar me shkelje 28 procedime, që u atribuohen 13 prokurorëve. Ky tregues në Apel është i limituar vetëm për politikën e dënimit, sepse kontrolli u ushtrua vetëm me këtë objekt.

. Deri në datën 29.2.2012, prokurori i Përgjithshëm ka reaguar vetëm për një rast, duke mos e pranuar rekomandimin e ministrit të Drejtësisë, duke pretenduar se kontrolli i ushtruar ishte në kapërcim të kompetencave dhe shkeljet e konstatuara nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit disiplinor. Ky reagim i është njoftuar zyrtarisht Presidentit të Republikës. Në 9 kontrollet e tjera, të rekomanduara për procedime disiplinore, deri në datën 29.2.2012 prokurori i Përgjithshëm nuk ka reaguar.

. Nga të dhënat nxirret përfundimi se një numër i pakët i çështjeve të hetuara për vitin 2011 janë dërguar për gjykim. Konkretisht: për veprat penale të korrupsionit, nga 103 çështje të hetuara vetëm 17 prej tyre janë dërguar për gjykim; për veprat penale të trafikimit, nga 174 çështje të hetuara vetëm 48 prej tyre janë dërguar për gjykim.

Veprimtaria kontrolluese e Ministrisë së Drejtësisë është mbështetur, si në analizat e brendshme, ashtu edhe në gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë, që kanë identifikuar një set problematikash. Sipas tyre, organi i Prokurorisë perceptohet të vuajë nga korrupsioni, nga ndikimet/influencat e të tretëve në veprimtarinë e tij, nga niveli jo i kënaqshëm i procedurave dhe i efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale, si dhe nga transparenca e ulët dhe mungesa e besimit të publikut te ky organ.

. Konstatohet se prokurori i Apelit nuk ushtron rekurs dhe ndryshon qëndrim kryekëput nga ai i mbajtur prej tij në seancë gjyqësore në apel. Ky qëndrim tregon në rastin më të mirë për formalizëm në ushtrimin e detyrës nga prokurorët në Apel dhe në rastin më të keq mungesë profesionalizmi të tyre. Ky fakt tregon mungesë të efektivitetit të ankimeve të prokurorit, formalizëm të prokurorëve të Apelit, në mbështetjen e prokurorëve në shkallë të parë dhe profesionalizëm të ulët të prokurorëve si në paraqitjen e ankimeve, ashtu edhe në përfaqësimin në Apel.

. Tendenca dhe orientimi i politikës penale drejt kufijve minimalë ligjorë të llojit e masës së dënimit penal jep mesazhin më negativ sepse sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë agresive sigurinë publike të qytetarëve. Kjo lloj politike asgjëson qëllimet e dënimit penal, qoftë në planin e posaçëm për riedukimin e të dënuarit, qoftë edhe në planin e përgjithshëm për parandalimin e këtyre veprave penale. Ky konkluzion mbështetet edhe nga statistikat, të cilat tregojnë se një set veprash penale që përfshihen në Kreun II të Pjesës së Posaçme të Kodit Penal janë në rritje. Reagimi i institucioneve publike në këto raste duhet të jetë i koordinuar dhe efektive.

. Në shkelje të neneve 223/3 dhe 224/2 të K. Pr. Penale materialet përgjuese administrohen dhe ruhen edhe pas përfundimit të procedimit penal, me pushim të hetimeve. Sipas nenit 223/3 të K. Pr. Penale, procesverbalet e përgjimit dhe regjistrimet e përgjimeve brenda 5 ditëve nga mbarimi i veprimeve të depozitohen në sekretari dhe kur nga depozitimi mund të dëmtohen hetimet, gjykata autorizon prokurorin që ta shtyjë depozitimin deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Në rastet e kontrolluara materialet përgjuese ndodheshin në fashikull, edhe pse nga përfundimi i veprimeve përgjuese kanë kaluar më tepër se 5 ditë, edhe pse hetimet paraprake kanë përfunduar me vendimin e pushimit, edhe pse vendimi i gjykatës që ka autorizuar prokurorin që të shtyjë afatin e depozitimit të materialeve përgjuese në Prokurori ka qenë deri në përfundimin e hetimeve paraprake.  Neni 224/2 i K. Pr. Penale detyron prokurorin që kur prokurori vendos pushimin e çështjes, të njoftojë me shkrim gjykatën, e cila vendos për asgjësimin e procesverbaleve dhe regjistrimeve. Në rastet e kontrolluara, prokurori ka vendosur pushimin e çështjes, por nuk ka njoftuar me shkrim gjykatën. Rrjedhimisht, gjykata nuk ka marrë vendim për asgjësimin e materialeve përgjuese dhe personi i përgjuar nuk është vënë në dijeni.

Seancat me procedurë të shkurtuar
Një pjesë e mirë e gjykimeve në shkallë të parë zhvillohen me procedurë të shkurtuar. Zhvillimi i kësaj procedure shoqërohet me përfitimin e uljes së dënimit me 1/3 e masës së dëni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›