E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, gati të propozojë amendamendet për Gjykatën Administrative

Selia e Partisë Socialiste

Në përfundim të konsultimeve, Partia Socialiste pritet të paraqesë zyrtarisht propozimet e saj për ligjin e ngritjes së Gjykatës Administrative. Në mbledhjen e ardhshme të komisionit të ligjeve, do të thirren grupet e interesit për të paraqitur amendament për ato pika ku PS mendon se duhet të ndërhyhet në projektligj.

Ngritja e Gjykatës Administrative, e cila do të ketë si tagër të saj zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes administratës shtetërore dhe biznese, është pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›