E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative PS tryeze konsultative

Projektligji për Gjykatat Admistrative pritet të diskutohet në ditët në vazhdim në Komisionin e Ligjeve. Përpara se ky komision të nisë diskutimet, PS ka mbledhur një tryezë konsultative me grupet e interesit për të vjelur mendimet dhe sygjerimet.

Deputeti Fatmir Xhafaj, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve shpjegoi rëndësinë që merr ky proces konsultimesh me komunitetin e biznesit.

"Për ne nuk është e rëndësishme miratimi ligjit në vetvete, për ne nuk është shumë e rëndësishme ngritja e kartonit në një datë të caktuar që do të shënojë miratimin e këtij akti. Për ne është me shumë rëndësi procesi që duam të ndërtojmë që në fund të fundit në qëllmin e përbashkët, një ligj sa më i mirë. Një ligj cilësor që do t'u shërbejë interesave të qytetarëve interesave të grupeve të interesit e në mënyrë të vecantë, interesave të biznesit", tha Xhafaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›