Transporti i mesuesve, sa behen shtesat mujore te pagave Luljeta Ndoka
Mesuesit qe japin mesim larg vendbanimit te tyre, do te perfitojne nje shtese mujore te pages, ne baze te largesise se baneses se tyre nga shkolla. Keshtu, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka zbardhur te detajuara shifrat qe perfitojne keta mesues, qe jetojne mbi 10 kilometra larg nga shkolla, mbi 20 kilometra dhe kur nuk arrijne te kthehen brenda dites ne shtepine e tyre. Ndersa, sic ben me dije Ministria e Arsimit, ne distancen deri ne 2 kilometra, shpenzimet i mbulon MASH, nepermjet fondeve publike. “Per vitin shkollor 2011-2012, ne zbatim te nje vendimi te posacem te Keshillit te Ministrave, shpenzimet per transportin e mesuesve qe punojne jashte qendrave urbane, larg vendbanimit te perhershem te tyre, ne distancen mbi 5 km dhe kthehen brenda dites, si dhe shpenzimet per transportin e nxenesve qe ndjekin arsimin baze larg vendbanimit, ne distancen mbi 2 km, perballohen nga fondet publike, te miratuara per MASH. Sipas ketij vendimi, ne perputhje me distancat qe pershkojne mesuesit, perfitojne edhe shtese ne pagen mujore. Keshtu, nga distanca 10 deri 20 km e shkolles nga shtepia, mesuesit perfitojne 1 mije leke ne muaj. Ne distancen mbi 20 km, perfitojne 1800 leke ne muaj dhe ne rastet kur nuk kthehen dot brenda dites ne vendbanimin e tyre, arsimtaret perfitojne 5200 leke ne muaj. Sipas informacionit te derguar nga DAR/ZA-te, rezulton se rreth 8 per qind nxenes te arsimit 9-vjecar perfitojne shpenzime nga fondet publike, gjithashtu, rreth 50 per qind e mesuesve te arsimit 9-vjecar perfitojne kompensim financiar te shpenzimeve te transportit. Sipas Ministrise se Arsimit, Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore realizojne procedurat e prokurimit per sherbimin e transportit te mesuesve dhe nxenesve vetem ne raste te mungeses se linjave qytetase apo linjave rrethqytetase te sherbimit te transportit publik, te licencuara ne baze qarku nga njesite e qeverisjes vendore/qendrore. Drejtorite Aarsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, mbeshtetur ne numrin e mesuesve dhe nxenesve qe planifikohen te perfitojne nga sherbimi i transportit, ne bashkepunim me keshillat e qarqeve, njesite e qeverisjes vendore dhe Shoqaten e Transportit Publik, miratojne harten e linjave, sipas distancave te permendura ne piken 1 te ketij vendimi. Per sa me siper, vendimi i nr. 709, date 5.10.2011, te Keshillit te Ministrave, shpenzimet per transportin e mesuesve dhe nxenesve nuk sjell asnje diskriminim, por numri i mesuesve dhe nxenesve perfitues eshte rritur nga viti ne vit. “Pretendimet e dala ne media, si dhe pretendimet e opozites nuk qendrojne Ministria e Arsimit dhe Shkences, garanton mbeshtetjen financiare per sherbimin e transportit te nxenesve dhe mesuesve”, - ka theksuar MASH.
Perfitimet e mesuesve, sipas distances se shkolles nga banesa:
Deri ne 2 kilometra, sherbimin e transportit e mbulon MASH
Nga 10 deri 20 km, perfitojne 1.000 (nje mije) leke shtese ne muaj
Mbi 20 km, perfitojne 1800 (nje mije e teteqind) leke ne muaj
Kur nuk kthehen brenda dites ne vendbanimin e tyre, perfitojne 5200 leke/muaj
Perfitimet e mesuesve, sipas distances se shkolles nga banesa:
Deri ne 2 kilometra, sherbimin e transportit e mbulon MASH
Nga 10 deri 20 km, perfitojne 1.000 (nje mije) leke shtese ne muaj
Mbi 20 km, perfitojne 1800 (nje mije e teteqind) leke ne muaj
Kur nuk kthehen brenda dites ne vendbanimin e tyre, perfitojne 5200 leke/muaj