8 Marsi, politika nderim dhe perulje per grate dhe nenat Eva Gjura
Kreret e larte te politikes shqiptare kane uruar dje 8 Marsin, Diten Nderkombetare te Gruas. Sipas menyrave te tyre, te gjithe kane gjetur nje moment per te shprehur respektin, dashurine dhe mirenjohjen e tyre per nenat, grate dhe motrat shqiptare. Ne respekt te kesaj dite, ne Pallatin e Kongreseve, nen kujdesin e kryetares se Kuvendit, ishte organizuar nje aktivitet festiv me teme “Gruaja ne 100 vjet pavaresi”, ku kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli percollen mesazhe dashurie dhe respekti per grate, nenat dhe vajzat shqiptare. Nderkohe qe presidenti Topi kishte organizuar nje pritje ne ambientet e Presidences me figura te njohura ne fushen e gazetarise, me rastin e Festes se 8 Marsit, duke dekoruar disa prej tyre per kontributin e dhene ne kete fushe.
Berisha
Kryeministri Berisha uroi sot te gjitha grate dhe nenat shqiptare me rastin e festes se 8 Marsit. Ne nje aktivitet te organizuar ne Pallatin e Kongreseve nga kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, me teme “Gruaja ne 100 vjet pavaresi”, kryeministri Berisha shprehu nderimin dhe peruljen e thelle per te gjitha nenat dhe grate shqiptare.
Kryeministri ka vleresuar lart figuren e gruas dhe nenes shqiptare duke e cilesuar ate si arkitekten e identitetit tone kombetare. Ai tha se ne 100 vjet perpjekje te jashtezakonshme mbinjerezore per liri dhe dinjitet, nenat kane qene faktor vendimtar te ndryshimeve ne Shqiperi, ne Kosove dhe kudo qe jetojne shqiptare. Kryeministri shprehu nje mirenjohje te vecante per te gjitha ato nena dhe gra, vajza dhe motra, te cilat ne vitet ‘90 me guximin e tyre, me virtytet e tyre ishin te parat qe u versulen per te permbysur diktaturen me shperfytyruese qe Europa kishte njohur ne tere historine e saj. Kryeministri u kerkoi grave dhe vajzave, nenave dhe motrave te mos ndalojne ne perpjekjen e tyre per te realizuar barazine gjinore.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka uruar dje 8 Marsin te gjitha nenave, grave e motrave shqiptare. “Kjo eshte dita, ku ne emer te Kuvendit te Shqiperise, ne emrin tuaj, dua me gjithe zemer te shpreh mirenjohjen e thelle per gruan shqiptare, per nenat tona te dashura, per nenat e nenave tona, per sakrificen e tyre ne vite, per dhimbjen e dashurine e tyre te pamatshme, per bukurine e shpirtit te tyre, per punen, per zemren e tyre te madhe, per mesimet e fjalet e tyre te mencura, per shpresen qe na kane dhene ne cdo kohe, ne cdo dite”, - tha Topalli.
Topi
Presidenti Bamir Topi, dekoroi ne nje ceremoni te vecante, figura te njohura ne fushen e gazetarise, me rastin e Festes se 8 Marsit, Dites Nderkombetare te Grave. Ne kete ceremoni merrnin pjese gazetare te ndryshem, foles te njohur te ekranit, drejtues te shoqatave te gazetareve. Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nene Tereza”, Nexhmije Zajmin (Pas vdekjes), me Urdhrin “Naim Frasheri” i Arte, zonjat: Adile Xhabijen, si dhe Tefta Radin, me motivacionin: “Gazetares se mirenjohur te Radio-Televizionit Shqiptar”.
Rama
Kreu i PS ka uruar grate dhe vajzat shqiptare me rastin e 8 Marsit. Mesazhi i urimit eshte publikuar ne faqen e tij zyrtare ne internet, shoqeruar me nje imazh te shkeputur nga koreografia e Angjelin Preljocajt (koreograf dhe balerin francez me origjine shqiptare).
Ne mesazhin e tij, Rama thekson: “Ne kete 8 Mars eshte dita per te reflektuar per sa shume ende duhet bere qe grate dhe vajzat ne Shqiperi te kene liri e te drejta te barabarta me ato qe gezojne simotrat e tyre ne boten e lire.”
LSI
LSI ka percjelle urimet per grate dhe vajzat me rastin e 8 Marsit. “Dita Nderkombetare e Gruas eshte nje dite e madhe per te festuar, nje arsye per t’u ndalur dhe per te analizuar, eshte nje rikujtim, nje inspirim, nje moment per te nderuar te gjitha ato gra dhe vajza, te cilat luftuan per te drejtat e tyre dhe sollen ndryshimin”, - thuhet ne deklaraten e LSI-se.