Shqiperia, modeli pozitiv per harmonine dhe tolerancen fetare Izaura Ndoj
Ndonese Shqiperia trashegon nje diversitet te theksuar fetar, bashkekzistenca, harmonia dhe toleranca midis feve te ndryshme kane karakterizuar si te kaluaren, ashtu edhe te sotmen e shqiptareve. Kjo vlere e cmuar historike konsiderohet sot si kontributi kryesor qe Shqiperia dhe populli shqiptar u afron popujve te botes ne luften kunder intolerances, fanatizmit dhe ekstremizmit te maskuar me mbulese fetare. “Shqiperia, shembull i harmonise dhe tolerances fetare”, - eshte vleresimi qe perfaqesueset e Sekretares se Shtetit, Clinton, Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith, se bashku me Ambasadorin e SHBA-ve ne vendin tone, Alexander Arvizu, dhane dje ne nje takim me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci. Qellimi i vizites se perfaqesuesve tw Sekretares se Shtetit, Clinton, ishte evidentimi i modelit pozitiv qe ofron Shqiperia sa i takon harmonise dhe tolerances fetare; mbrojtja ofruar komunitetit hebre gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjate fjales se tij, Ministri i TKRS-se, Aldo Bumci, tha se Znj. Hannah Rosenthal dhe Znj. Farah Pandith, jane ambasadoret me te mira te vendit tone ne bote, pasi Shqiperia eshte permendur si shembull i harmonise dhe tolerances fetare. Shqiperia, shtoi Bumci, eshte bere pjese e nismes se lancuar ne 2011-n per te luftuar urrejtjen dhe per te nxitur tolerancen fetare si dhe do te jape kontributin e saj per kete nisme. Ndersa, Znj. Rosenthal theksoi faktin se ajo vinte nga nje familje qe i kishte mbijetuar holokaustit dhe pervec misionit per lancimin e kesaj fushate kudo ne bote, nje arsye me shume ishte respekti dhe dashuria per Shqiperine si vendi i vetem, nder te paktat vende, qe i kane mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore, fakt te cilin e bente me dije kudo ku shkonte si diplomate. Shqiperia, shtoi ajo, i ka mbrojtur hebrenjte dhe per kete gje i shprehim mirenjohjen tone popullit shqiptar. Ne shkurt te 2011-s, kjo nisme u lancua ne zyren e OSBE-se ne Gjeneve, dhe ambasadori shqiptar iu sugjeroi perfaqesueseve te shtetit amerikan qe viziten e pare ta bejne ne Shqiperi si modeli me pozitiv i bashkekzistences dhe harmonise fetare. Znj. Hannah Rosenthal dhe Znj. Farah Pandith i theksuan ministrit Bumci se kudo ku kane shkuar per te lancuar kete nisme kane qene si ambasadore jozyrtare te Shqiperise ne promovimin e kesaj vlere qe mbart Shqiperia.