E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat jeta e ciftit te moshuar mes vetmise e varferise ekstreme

MAT- Dy te moshuarit 92-vjecare Ibrahim dhe Hanke Kurti jane banoret me te njohur ne fshatin Stojan te Matit. Kjo jo per faktin se kane bere dicka te vecante sikurse jemi mesuar te shohim shpesh ne lajme mediatike por per shkak te gjendjes ne te cilen jetojne.

Shtepia e tyre e varfer nuk eshte gje tjeter vecse nje strehe qe i mbron nga te nxehtit e te ftohtit apo edhe nga shiu pasi aty mungojne dhe orendite me elementare per te mos permendur higjienen per te cilen gruaja 92 vjecare nuk mund te kujdeset.

Jemi 2 pleq te shkrete djalin ma kane vrare vajzat jane te martuara. Marrim vetem 100 mije leke te vjetra pension qe nuk na del per asgje tregon kryefamiljari Ibrahim Kurti.

Dhimbja per djalin e vrare ne vitin famekeq te 97-es i ndjek nga pas teksa me pensionin e plakut te shtepise perballojne me veshtiresi shpenzimet per ushqim ilace e drunj per zjarr.

Prej dhjetra vitesh ata jetojne keshtu ne te njejten menyre ne kushte mjerane ku vec fasuleve ushqimeve te tjera ua kane harruar shijen pasi shpesh u duhet te hane buken thate.
e.n/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›