Zoran Xhinxhic njeri i madh i idealeve evropiane
Berisha takon Ruzhica Xhinxhic presidente e Fondacionit Xhinxhic dhe bashkeshorte e ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhic
Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim presidenten e Fondacionit Zoran Xhinxhic Ruzhica Xhinxhic njekohesisht edhe bashkeshortja e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhic e cila ndodhet per nje vizite ne Shqiperi.
Gjate ketij takimi znj. Xhinxhic e njohu kryeministrin Berisha me projektet e fondacionit Xhinxhic qe ajo drejton nje fondacion bamiresie dhe humanitar i cili ka si qellim arsimimin dhe integrimin e te rinjve ne shoqeri si dhe afrimin e tyre me te rinjte e vendeve te rajonit e me gjere.
Duke theksuar se interesi kombetar i kombeve eshte interesi evropian Kryeministri Berisha shprehu vleresimin per punen dhe kontributin qe ky fondacion po jep ne kete drejtim duke e cilesuar ate si nje simbol te arrire te perpjekjeve te perbashketa drejt idealit evropian.
Kryeministri Berisha e cilesoi ish kryeministrin serb Zoran Xhinxhic si nje njeri te madh te idealeve evropiane.
Te dy bashkebiseduesit theksuan rendesine e bashkepunimit rajonal ne dobi te te ardhmes evropiane te rajonit.