Poloni, nga përplasja e trenave shkaktohen 15 viktima

Vendngjarja
Dy trena janë përplasur në jug të Polonisë duke lënë 15 persona të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur. Aksidenti ndodhi në një qytet të vogël të quajtur Szczekociny.
Dy trenat ekspres njëri i linjës Varshavë Krakou dhe tjetrin i linjës Przemysl – Varshavë – njëri prej të cilëve ishte në shinat e gabuara janë përplasur kokë më kokë. Në to ndodheshin rreth 350 pasagjerë. Sipas kompanisë hekurudhore PKP treni i Krakovit ndodhej në shinat e gabuara.
Kryeministri i Polonisë Donald Tusk e ka quajtur aksidentin katastrofën më të madhe të trenave të viteve të fundit.
Tusk ka mbërritur në vendngjarje të dielën në mëngjes ku gjendeshin dhe tre ministra të kabinetit të tij. /F.S/