E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative, gati ngritja sipas MSA-se

Projekti per " Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizmin e drejtesise administrative" ne te cilin u nderhyje per te krijuar edhe Gjykates Administrative u vleresua si shume i rendesishem nga kryeministri Berisha. Sipas tij, perben edhe krijimin e nje tradite te rendesishme ne fushen e drejtesise.

"Mendoj se krijimi i Gjykates Administrative perben nje zhvillim realisht pozitiv per sistemin tone te drejtesise, nje zhvillim shume te rendesishem per marredheniet e shtetit me biznesin dhe krijon ketu nje tradite shume te rendesishme e cila deri tani ka qene e shperndare", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, duke pershendetur nismen e sjelle nga Ministria e Drejtesise. Sipas tij, kjo strukture e re e ngritur duhet te ishte sa me e konsoliduar ne menyre qe te sherbeje sa me mire per qellimin qe eshte krijuar.

Sipas Berishes, ky ligj eshte nje detyrim tjeter madhor qe qeveria duhet te plotesoje ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Ne kete kuader ai falenderoi ministrine e Drejtesise per plotesimin e kuadrit ligjor te sjell prej saj ne permbushje te kesaj marreveshje. Sipas Berishes, nga kjo ministri tashme pritet vetem projekti per ndryshimet ne ligjin e Prokurorise, nje draft i rendesishem ky qe pritet te miratohet se shpejti ne Keshillin e Ministrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›