Vrasja e arkëtarës së bankës pa autor, policia 10 mijë euro për kapjen e tij
TIRANË- Ende asnjë i arrestuar nga policia e Tiranës, për ngjarjen që tronditi dje banorët e kryeqyetit. 10 000 Euro, është shuma që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka vendosur për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, të grabitjes së NBG Bank, ku mbeti e vrarë arketarja e bankës, dhe u plagos punonjësi i sigurisë.
Në një njoftim për shtyp policia publikoi edhe numrat e telefonit 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018”, për këdo që mund të ketë informacione.
Kujtojmë se dje rreth orës 15:30 te sheshi “Shtraus“ në zonen e njohur me emrin Xhamlliku, grabitësi ka qëlluar me armë ndaj arketares pasi ka ndeshur në rezistencën e saj për të dorëzuar paratë dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë 44 vjecarja Leonora Kaloci, e cila më pas ndërroi jetë në spital.
Ndërkaq autori i ngjarjes ka lënë të plagosur edhe rojen e sigurisë se bankës. Pavarësisht se 53 vjecari, Skënder Elmazi është përpjekur të ndalojë personin e armatosur, ai ka arritur të hyjë ne ambientet e bankes, kurse arkëtarja Leonora Kaloci, nuk ka pranuar të dorëzojë paratë. Por, personi ende i paidentifikuar ka reaguar ashpër me armën tip pistolete duke qëlluar disa herë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e arkëtares, dëshmitarja: Grabitësi i bankës nuk kërkoi para Grabitja e bankës, vritet arkëtarja, nënë e 2 fëmijëve, plagoset roja