E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i humbur i Edi Rames

Partia Socialiste e Shqiperise nuk fitoi ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe Edi Rama humbi shansin e jetes per te qene lideri i vertete i saj. Edhe ne administrimin e humbjes, ai shfaqi anen e tij me te dobet, friken per t'u perballur me faktet dhe realitetin. Ne perpjekjet tragjikomike per te justifikuar qendrimin ne krye te PS, Rama po tregon se gjithe aventura e "politikes se tij te re" fillon dhe mbaron tek kapja fort pas karriges dhe imunitetit te kryetarit te nje partie te madhe. Atij nuk i intereson cmimi i dinjitetit qe po paguan, perballe ankthit qe i krijohet duke e perfytyruar veten jashte zyres se kryetarit te PS. Ashtu, duke e pertypur turpin dhe friken bashke, Edi Rama nuk pati kurajen ta pranonte humbjen, te terhiqej me dinjitet, te shikonte se ku gaboi dhe te gatuante projektin tjeter politik per t'i bindur socialistet se ne zgjedhjet e ardhshme do t'u garantonte fitoren. Ai ne fakt nuk eshte nga ky soj politikani. Vetem ideja se mund te mbetet pa forcen qe ia jep posti dhe jo personaliteti, ia vret gjumin dhe ia pret gjunjet. Prandaj ai nuk mund te terhiqet, prandaj ai u perpoq t'i binde socialistet se po rri ne krye te PS per hater dhe per te miren e tyre. Misionari i "politikes se re" u shnderrua ne politikanin e vogel, qe bertet e ngre zerin per gjoja padrejtesite, per te mbytur zerin e brendshem qe tenton t'i thote te verteten. Qe ai i humbi zgjedhjet, qe ai ishte nje politikan i mesuar te luaje ne intriga dhe skenare te vegjel dhe jo te perballet ne beteja te medha, qe te drejtosh Shqiperine, sado keq te jete katandisur ajo, duhet te kesh nje projekt politik serioz, me permbajtje, duhet te ngresh dhe te mbash ne kembe nje kauze qe frymezon dhe motivon njerezit.

Edi Rama nuk kishte asgje nga keto. Ai po tregon se edhe tani nuk ka asgje qe ka te beje me politiken e madhe, me politiken si fryme dhe jo me politiken si llogari. Per kete arsye, ndonese u kap fort pas karriges se kryetarit, ai e ka humbur mundesine per te qene lider i Partise Socialiste. Sigurisht qe per momentin ai i ka numrat dhe mundesite per t'i neutralizuar rivalet e rinj. Ai do te fitoje edhe perballe Maqo Lakrorit, versionit me te fundit te Uran Butkes sipas "politikes se re". Do te dale dhe do te flase perseri si kryetar ne foltoren me ngjyra te Partise Socialiste, por atij megjithate i mungon brumi qe gatuan liderin.

Edhe perpara zgjedhjeve, ai veproi me te njejten filozofi. Hartoi plane dhe kaloi net pa gjume per t'i kerkuar Berishes nje ligj elektoral vetem per te eliminuar Nanon dhe goditur LSI. Hyri ne fushate pa guxuar te preke korrupsionin, piken me te dobet te qeverise Berisha. Beri lista deputetesh jo per te garantuar fitoren, por bindjen e verber ndaj tij. Shpiku kova me boje, stilolapsa loder dhe te tjera marifete dhe nuk tregoi asnjehere brendine e programit te tij politik. Ne fund, me faren qe mbolli, korri humbjen. Sepse per te fituar duhet shume me teper se sa nje tufe vartesish te bindur, ca fjalime dhe pamje te montuara televizive. Rama nuk krijoi dot fryme, nuk prodhoi dot nje kauze te madhe dhe mbeti peng i skemave te vogla dhe interesave te ngushta.

Edhe tani, ne administrimin e humbjes ai po deshmon te njejten gje. Jo vetem se po kerkon te qendroje, kur vete e ka sanksionuar ikjen, por edhe sepse kete perseri po e ben thjesht duke pare interesin e tij dhe jo kauzen e mijera socialisteve. Edi Rama po e mban fort postin e kryetarit te PS, por ai e di qe nuk e ka fituar ate. Nuk ka bere asnje beteje reale per te. Kete po e shohin edhe vete socialistet. Dhe sa me shume stermundohet ai per te mbetur ne karrigen e kryetarit, aq me shume del ne pah pafuqia e tij si udheheqes politik. Cdo perpjekje per te justifikuar qendrimin e metejshem ne krye te PS, e nxjerr zbuluar friken e Rames per t'i hyre nje beteje te vertete. Ai nuk eshte lloji i liderit qe di te ringrihet pasi rrezohet, ai eshte lloji i politikanit qe ndeshet, por me kusht qe te mos marre plage. Prandaj nuk e la Bashkine e Tiranes, prandaj nuk kandidoi vete ne zgjedhje, prandaj e largoi Ilir Meten, prandaj dhe nuk do te dale nga zyra e kryetarit. Mirepo vjen nje moment, qe kur zgjedhjen nuk e ben vete, ajo te vjen papritur. Nuk ka rendesi sot nese eshte Blushi apo Malaj alternativa e Rames, nese do te dale dikush tjeter apo do te rikthehet Fatos Nano. Ao qe dihet me siguri eshte se Edi Rama nuk eshte lideri qe ben per ate parti. Ai po ua tregon vete kete deshperimisht socialisteve me ethet qe e kane kapluar per te mbetur ne krye te PS. Ato ethe i pa edhe Kongresi, edhe Gramoz Ruci edhe anetaret e thjeshte. Ndoshta tani nuk dine se cfare do te bejne me partine e tyre, nuk jane ende te qarte per te ardhmen, por me siguri ethet e Edi Rames vetem garanci per fitore nuk japin. Partia Socialiste po perjeton shkundjen e madhe qe i sillej rrotull prej kohesh dhe qe ndoshta do te prodhoje edhe nje lider. Edi Rama e humbi shansin e dyte per te qene i tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›