Meta: Pakti me Berishen, serioz

Eshte me mire te besh aleance me nje kundershtar te forte sic eshte Berisha, sesa te humbasesh kohe me nje njeri qe nuk merret vesh as me veten si Rama. Ky ishte vleresimi qe beri kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta per vendimin e tij per t'u bere pjese e koalicionit te djathte qe do te qeverise vendin nen drejtimin e kryeministrit Berisha per kater vitet e ardhshme. "Mendoj se eshte shume me mire te besh marreveshje me kundershtar shume te forte, te veshtire, por serioz, sikurse eshte zoti Berisha, se sa te humbasesh kohe me njerez qe nuk merren vesh as me veten, as me partine e tyre, se me nje njeri qe s'ka asnje princip bashkepunimi dhe moral", deklaroi kreu i LSI-se, ne lidhje me arsyet pse nuk pranoi bashkepunimin me Partine Socialiste te Rames. Meta thekson se si nje i majte qe eshte ai do te kontribuojne ne qeverine e Berishes per ta cuar vendin drejt integrimit te saj ne BE. Nga ana tjeter Meta thekson se edhe socialistet e PS-se kane nje detyre te rendesishme, ate te te berit opozite, nismave te qeverise. "E majta ka dy detyra sot ne Shqiperi, nje permes LSI per te kontribuar per qeverisjen e vendit, per integrimin evropian. Ka dhe nje detyre tjeter, qe e ka PS per te realizuar nje opozite sa me te fuqishme", theksoi Meta. Por sipas tij, fatkeqesisht kryetari aktual i PS-se, Edi Rama ka ndermarre deri tani nisma, te cilat shkoj ndesh detyrave kryesore te se majtes shqiptare. Sipas Metes, ishte Rama ai qe deformoi sistemin zgjedhor ne vend dhe tashme eshte prape kryetari i PS-se, personi i cili po perpiqet te cenoje imazhin e vendit tone. "Per fat te keq zoti Rama synon te cenoje imazhin e vendit, stabilitetin e tij. Sepse dihet qe edhe ato mangesi qe u vune re ne zgjedhje vijne vetem si rezultat i insistimit te tij per te bere nje Kod zgjedhor problematik", deklaroi Ilir Meta. Sipas tij, koalicioni i bere me kryeministrin Berisha ka qene i hapur dhe transparent. Madje kryetari i LSI-se, thekson se ai ka kerkuar nje takim edhe me anetaret e kryesise se LSI-se te cilet jane shprehur kunder krijimit te nje koalicioni mes kesaj force dhe PD-se. Por per Meten, keta perfaqesues te LSI-se e kane shmangur takimin me te. Nderkohe qe ne lidhje me zhvillimet brenda PS, Meta eshte shprehur se Rama po e con kete parti ne qorrsokak. Njeheresh ai nuk ka munguar qe te shprehet qarte, se nuk eshte qe ka tradhtuar te majten, dhe aq me teper kreu ne detyre i PS nuk mund te flase per pune tradhtish.
Kohezgjatja
Kryetari i LSI-se, Meta u shpreh dje se partia qe ai drejton do te bashkepunoje ngushte me Partine Demokratike ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne vitin 2011. Por Meta theksoi se eshte heret per te folur per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013.
Ministria
Meta u shpreh dje se drejtimi i ministrise se Jashtme do t'i jepte atij mundesi te zbatonte edhe programin kyc te kesaj partie, qe lidhej me proceset integruese ne vend. Sipas tij, prioritet kryesor ne kete qeveri do te kishte zbatimi i programit.
Kohezgjatja
Kryetari i LSI-se, Meta u shpreh dje se partia qe ai drejton do te bashkepunoje ngushte me Partine Demokratike ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne vitin 2011. Por Meta theksoi se eshte heret per te folur per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013.
Ministria
Meta u shpreh dje se drejtimi i ministrise se Jashtme do t'i jepte atij mundesi te zbatonte edhe programin kyc te kesaj partie, qe lidhej me proceset integruese ne vend. Sipas tij, prioritet kryesor ne kete qeveri do te kishte zbatimi i programit.