Shkollat hapin dyert me 14 shtator
Data 14 shtator do te hape dyert e te gjitha institucioneve arsimore parauniversitare ne vendin tone. Ne udhezimin e nxjerre dje, Ministria e Arsimit pranon se nuk do te kete shtyrje te afatit te nisjes se vitit akademik. Do te jene 800 mije nxenes te cilet do te ulen ne bankat e shkolles kete vit, nder ta 80 mije per here te pare. Per keta te fundit regjistrimi ka filluar ne daten 1 shtator dhe do te perfundoje ne 14 shtator.
Gjuhet e huaja
Per here te pare kete vit do te celet seksioni dy gjuhesh ne klasat e gjashta. Nxenesit e ketyre klasave pervec gjuhes se huaj te pare te detyruar, do te kene mundesi te mesojne edhe nje gjuhe te dyte, dhe kjo sipas deshires. "Nxenesit e klases se VI pervec gjuhes se huaj te pare te detyruar do te kene mundesi te mesojne edhe nje gjuhe te huaj te dyte fakultative, jo me detyrim, per nxenesit. Mesimi do te zhvillohet mbi bazen e oreve ekstra kurrikulare. Synimi i kesaj politike arsimore eshte shume gjuhesia ne shkollat e arsimit parauniversitar" ka pohuar Fatmir Vejsiu, Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne MASH. Sipas tij, ky projekt ka te beje me pervetesimin e nje gjuhe te huaj ne moshe te vogel, klasa e trete dhe vijimesia e gjuhes, klasa VI, si dhe mundesia e gjuhes se dyte ne ciklet pasardhese.
Gjimnazet
Nje sistem ndryshe do te jete kete vit ne te gjitha gjimnazet e vendit. Kjo, per shkak se per here te pare jane regjistruar klasat e 10-ta te cilat kane sjelle edhe ndryshimin e gjithe kurrikules mesimore. "Do te filloje te zbatohet per here te pare struktura e re kurrikulare e gjimnazit e perbere nga dy pjese kryesore, kurrikula berthame dhe kurrikula me zgjedhje te detyruar dhe te lire. Kjo kurrikul sjell nje konceptim te ri te procesit te mesimdhenies dhe mesimnxenies duke synuar qe sistemi arsimor shqiptar te perafrohet me ate nderkombetar ne forme dhe permbajtje" thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Programet mesimore me zgjedhje perfshijne kurrikulen me zgjedhje te detyruar dhe kurrikulen me zgjedhje te lire. Kurrikula me zgjedhje, ne klasen e 10 gjimnaz do te perfshije lendet: matematike e avancuar, letersi e avancuar, informatike e avancuar, trashegimia jone kulturore, gjuhe e huaj (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Spanjisht). Kurse per sa u perket lendeve me zgjedhje ato jane perforcimi ne matematike, letersi, fizike dhe biologji
5 vjecaret
Per here te pare kete vit, Ministria e Arsimit ka parashikuar te hape 50 klasa ku nxenesit do ti perkasin moshes 5 vjecare. Keto klasa jane hapur prane ambienteve te shkollave. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit, metodika e mesimdhenies eshte hartuar ne menyre te tille qe te vegjlit te mos ngarkohen. "Te gjitha njohurite qe ata marrin jane te asimilueshme dhe te pershtatura per kete grupmoshe. Deri tani edhe prinderit jane mjaft te kenaqur" pohojne drejtues ne Ministrine e Arsimit. Deri tani futja e femijeve ne keto klasa ka qene me deshiren e prinderve. Fillimisht, ky ka qene nje projekt pilot, qe nisi disa vite me pare, por tashme po zgjerohet ne te gjithe vendin, duke i paraprire arsimit te detyruar. Strategjia qe parashikon kete eshte e ndare ne dy faza. Ne te percaktohet ulja e moshes se regjistrimit ne shkolle me nje vit (nga 6 vjec ne 5 vjec). Sipas strategjise 10-vjecare per zhvillimin e arsimit parashkollor, femijet 5-vjecare, duke ndjekur nje program te rregullt pergatitor do te kene mundesi te mesohen me kerkesat baze te te mesuarit. Ne kete menyre, ata do ta kene shume me te lehte klasen e pare. Nuk dihet si do ta presin prinderit kete ndryshim.
Programe te huaja per nxenesit
Kete vit ndryshe nga vitet e tjera, nxenesit do te kene mundesi qe te mesojne me tekste te cilet u perkasin shtepive te huaja botuese. Behet fjale per lende te tilla si fizika, kimia, biologjia dhe shkencat e tokes. "Kete vit krahas gjuhes angleze kemi tekste te huaj te shtepive te huaja botuese per gjuhen frenge, italiane dhe gjermane. Shkolla shqiptare po i zevendeson te gjitha metodat e mesimit te gjuheve te huaja te autoreve shqiptare me metoda burimore per secilen gjuhe" thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Arsimit. Nderkohe MASH po shikon si perparesi miratimin e metodave te gjuheve te huaja eshte konkurrimi i tyre ne linje. Po sipas ketij burimi, aktualisht ka perfunduar shtypja dhe jane duke u shperndare te tekstet e reja shkollore per arsimin parauniversitar. Deri tani Tirana, kryeson me shperndarjen e teksteve ne masen 100 per qind, kurse per sa u perket rretheve, nxenesit jane pajisur me tekste deri ne masen 85 per qind.
Interneti ne shkolla
Kete vit arsimor, per here te pare ne te gjithe shkollat 9-vjecare do te mundesohet mesimdhenia e lendes se informatikes ne laboratoret e reja te instaluara. Ashtu sikurse gjate ketyre tre viteve qe kemi lene pas edhe kete vit do te vazhdoje futja e internetit ne shkollat shqiptare. Pothuajse te gjithe shkollat tashme jane furnizuar me pajisje teknologjike si kompjutere, laptope, videoprojektore, materiale mesimore multimediale, printera, skaner, sherbim interneti, duke bere te mundur qe te permiresohet ndjeshem infrastruktura teknologjike arsimore.