E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, pas koalicionit priten emrat e PD

Qeveria e re qe do te drejtoje kryeministri Sali Berisha, po merr forme dhe pritet qe ne fillim te javes se ardhshme te jete e plote. Burime nga selia e PD bejne te ditur se emrat e ministrave qe do te jene pjese perberese e kabinetit te ri qeveritar "Berisha 2", ende nuk jane vendosur, nderkohe qe thuajse jane mbyllur ato te partive ne koalicion.

Keshtu, Levizja Socialiste per Integrim, i ka percaktuar tashme portofolet ministrore dhe emrat qe do t'i drejtojne ato. Ilir Meta, kreu i LSI do te marre vendin e Genc Pollos, si zevendeskryeminister si dhe te Lulzim Bashes, si Minister i Jashtem.

Nderkohe, vendin e Anila Godos si ministre e Shendetesise, perfaqesues e PR, e merr Petrit Vasili, nje tjeter emer i rendesishem i LSI.

Ish-kreu i KESH-it ne kohen e qeverise "Meta", Dritan Prifti, do te jete ministri i ri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne vend te Genc Rulit te PD. Prifti, gjithashtu nje nder emrat kryesore te LSI, ishte i pari qe theu "tabune", pak dite pas zgjedhjeve te 28 qershorit, kur deklaroi se mandati i tij i deputetit, shkonte ne favor te Partise Demokratike.

Nderkohe, nga republikanet, duket se pakti me PD eshte arritur. Fatmir Mediu i cili dha doreheqjen si minister i Mbrojtjes pas ngjarjes se Gerdecit, pritet te jete minister i Mjedisit. Ai zevendeson Lufter Xhuvelin e Partise Agrare Ambientaliste, i cili nuk dihet nese do te jete serish pjese e kabinetit qeveritar te Berishes.

Burimet ne seline e PD dhe grupin e saj parlamentar, pohuan dje se ende nuk ka asnje konfirmim per percaktimin e emrave te tjere te ministrave qe vijne nga kjo parti. Madje ata theksuan se emrat e publikuar dendur ditet e fundit ne shtypin e shkruar, nuk jane ne postet e perfolura, kurse theksuan se ata vetem sa jane piketuar ne raste te caktuara, praktike qe ndodh rendom ne rastet e ndryshimit te qeverive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›