E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjendet i pajetë një 52-vjecar

KORCË- Polica e Korcës njofton se, pasditen e sotme është gjetur i pajetë nga kalimtarët e rastit, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Isuf Gjata” në lagjen nr. 17, në qytetin e Korcës, shtetasi Kristaq Ristollari, 52 vjec banues në Korcë. 

Viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe mendohet që vdekja të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Trupi i viktimës aktualisht ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Korcës dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për një përgjigje përfundimtare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›