E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPB: Mafia nuk qëndron pas vrasjes së 5 peshkatarëve

SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka përjashtuar variantin se mafia qëndron pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. 

Drejtori i Byrosë për Sigurimin Publik të MPB-së, Lupço Todorovski deklaroi se mafia nuk qëndron pas vrasjes që ndodhi dy javë më parë në Smilkovc , ku u vranë pesë të rinj maqedonas, raporton agjencia e lajmeve INA. 

“Hakmarrja nga mafia është përjashtuar si variant”, ka theksuar Todorovski. Ai theksoi se MPB është në rrugën e duhur dhe ka siguruar të dhëna që çojnë në zbardhjen e vrasjes. “Kemi gjurmë të favorshme, dhe mendoj se do të zgjidhim rastin”, deklaroi shefi i BSP-së, Lupço Todorovski. 

Drejtori i Policisë këto informacione i ka dhënë në paraqitjen e tij para mediave në Budvë të Malit të Zi, ku po mbahet kuvendi i Shoqatës së kryeshefave të policive në Evropën Juglindore.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›