E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, gati 150 mije dosje

Rozeta Rapushi

Qeveria premton se shume shpejt do te jepen tapite e pare, per ndertimet pa leje. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha dje nga foltorja e Kuvendit se jo pak, por 150.000 dosje, jane shqyrtuar e perfunduar. Dosje te cilat permbajne kerkesat ne baze te ligjit per legalizimet e ndertimeve pa leje. Ne nje replike me deputetin e PDK-se, Jak Ndokaj, i cili u ankua se procesi i legalizimeve por dhe i kompensimit te pronareve ka ngecur, Olldashi tha se shume shpejt do te jepen tapite e para. "150.000 dosje jane perfunduar me tere dokumentacionin ligjor. Shume shpejt do te nise dhe dhenia e tapive te para. Mund te them brenda pak diteve. Shteti eshte gati, pronaret e ketyre ndertimeve, duhet te pershpejtojne procedurat dhe te paguajne", tha ministri. Sipas tij, nese ka pasur disa vonesa ne kete proces, eshte se zonat infomale apo ndertesat pa leje, qe do te legalizohen kane nevoje per infrastrukture. Pra te pajisen plotesisht me uje te pijshem, elektricitet, taksa etj. "Keto ndertime kane pune, kerkojne furnizime, uje e shume te tjera. Por po behen dhe brenda kritereve te kerkuara", vijoi ministri. Sipas Olldashit, nuk rezulton qe per to te kete ankesa nga banoret dhe procesi po ecen si duhet. Per deputetin e PDK-se, Ndokaj, situata nuk eshte kaq e qarte. Nga foltorja e Kuvendit, Ndokaj u shpreh se ne zonat informale ku po realizohet procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje, ka konflikte te hapura mes pronareve te ligjshem te tokave dhe atyre te rinjve qe do te marrin token. "Qeveria premtoi se do te realizohej si duhej procesi i kompensimit. Pra me parate e ndertimeve pa leje, do te kompensoheshin pronaret. Nje gje e cila nuk po ndodh", u shpreh Ndokaj. Sipas tij, jo vetem qe legalizimi nuk po ecen, por dhe kompensimi i pronareve te ligjshem nuk po kryhet. "Ngerce te tilla, po sjellin konflikte sociale. Mbi te gjitha njerezit, te pakten sa shoh une ne zonen time, nuk kane mundesi te paguajne sepse jetojne me ndihma e asistence. Kerkohet nje zgjidhje", vijoi Ndokaj. Ai i kerkoi qeverise qe te zgjidhe nje here e mire kete ceshtje, sepse eshte ajo qe kur erdhi ne pushtet, premtoi lehtesime dhe zgjidhje per te dyja palet. Si per pronaret, ashtu dhe per legalizimin e te paligjshmeve. Ndokaj hodhi dhe idene e shtyrjes se dhenies se pagesave, si nje hap qe mund te ndikoje disi ne zhbllokimin e procesit. Per ceshtjen e pronave dhe legalizimeve, ankesa pati dhe deputetja socialiste, Ermelinda Meksi. Ajo kerkoi pergjigje konkrete nga ekzekutivi, se cfare duhet te behet me pronaret, banesat e te cileve jane zene prej vitesh. Po keshtu, Meksi kerkoi llogari se pse nuk zbatohen vendimet e gjykates per procesin e kthimit e kompensimit te pronave apo legalizimeve. "Ju premtuan dhe nuk keni bere asnje gje. Nuk i dhate zgjidhje konfliktit te prones ne vend", akuzoi Meksi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›