Nishani-Leskaj, debat per raportin e DASH-it
Deputetet vijuan serish dje debatet, mbi permbajtjen e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, per situaten ne Shqiperi. Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj akuzoi, se ne vend qe qeveria te reflektonte ndaj kritikave ne raport, ajo hesht madje edhe tallet, duke thene se te dhenat nuk jane reale por te vjetra. "Mungesa e reflektimit te qeverise ndaj kritikave, tregon hapur se kjo mazhorance, e ka humbur ndjeshmerine ndaj tyre", u shpreh Leskaj. Sipas saj, cdo dite e me shume, ekzekutivi po tregon arrogance ndaj problemeve te konstatuara ne raportin e DASH, ku theksohej se qeveri ushtron presion tek institucionet e pavarura, gjyqesori e mediat. "Ne vend te reflektoni, ju bete te kunderten. Thate dhe se raporti eshte kopjuar nga ai i Keshillit te Evropes. Por ta dini se Shqiperia po shkon poshte dhe jo lart. Nuk ka me shprese, vetem zgjedhjet e 28 qershorit, ku raportet e zeza do te mbyllen njehere e pergjithmone", u shpreh Leskaj. Ne nje tjeter menyre, e interpretoi raportin, ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Ne replike me socialisten, ministri i sugjeroi PS-se qe te shohe raportet, qe faktori nderkombetar ka bere kur kjo parti ishte ne pushtet. "Cdo qytetar mund te shohe se cfare thuhej me pare ne raporte, e cfare thuhet sot. Elementet kryesore ne respektimin e te drejtave, jane me te perparuar se sa ne cdo raport tjeter. Ne kohen tuaj ka emra, se ke keni dhunuar", u shpreh Nishani. Sipas ministrit, opozita nuk ka se cfare te permende tjeter dhe vijon e merret me tragjedine e Gerdecit. Sipas tij, qeveria per kete ceshtje po sillet ne menyre ligjore, duke ja lene ne dore hetimeve te drejtesise. "Ju e perdorni si kalin e betejes suaj. Si te vetmen shprese qe keni. E keni te kote", vijoi debatet ministri. Pergjigjja e tij nuk u duk aspak reflektuese nga Leskaj, e cila theksoi se opozita kerkon reflektim ndaj raporteve kritike te nderkombetareve, jo qe qeveria te beje opoziten e opozites.