Gjykata Administrative takim i fshehte Ruci-Patozi
Kreu i grupit Demokrat i ka shtrire doren kolegut Socialist per te kaluar ligjin ne Parlament
TIRANE- Gjykata Administrative ka ulur ne bisedime dy kryetaret e grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci te cilet kane zhvilluar dy dite me pare nje takim ne fshehte ne ambientet e Kryesise se Kuvendit. Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se gjate takimit kreu i grupit parlamentar Demokrat eshte munduar qe te binde homologun e tij Socialist per te votuar ne seance plenare projektligjin e qeverise Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative.
Kreu i grupit parlamentar Demokrat i ka shpjeguar kreut te grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci rendesine qe ka per vendin tone miratimi i nje ligji te tille. Ne fjalen e tij Patozi ka deklaruar se Gjykata Administrative nuk duhet pare si nje ceshtje politike por si nje ceshtje e rendesise se vecante qofte per aspektin ekonomik ashtu edhe per marredheniet e vendit tone me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Por nga ana tij kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci nuk ka levizur nga qendrimi i njohur i selise roze se pa kutite nuk do te kete votim te projektligjit per Gjykaten Administrative. Sipas tij se pari dy forcat duhet te arrinin nje marreveshje per hetimin e kutive te votimit dhe me pas opozita do te jepte votat e saj pwr ligjet qw kerkojne shumice tw cilesuar.
Nje kusht i tille eshte cilesuar i papranueshem nga kreu i grupit parlamentar Demokrat. Nenkryetari i PD-se Astrit Patozi i ka kerkuar kreut te grupit parlamentar Socialist qe ceshtja e gjykates te ndahet nga ceshtjet e tjera politike pra edhe nga fletet e votimit.
Per te siguruar votat e domosdoshme te socialisteve per te kaluar sot ne Parlament kete projektligj kreu i grupit Demokrat i ka shprehur gatishmerine e mazhorances per te lejuar cdo amendin qe opozita mendon per ti bere ligjit per Gjykaten Kushtetuese.
Qendrimi diametralisht i kundert i dy paleve solli edhe perfundimin e nje tjeter takimi pa sukses ndermjet dy negociatoreve te mandatuar nga partite e tyre Gramoz Ruci per PS-ne dhe Astrit Patozi per PD-ne. Sipas te njejtave burime edhe sot demokratet nuk do te bejne asnje leshim per kutite e votimit por do te presin terheqjen e opozites per te kaluar ne Parlament ligjin per Gjykaten Administrative.