E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te denuarit me vdekje luajne ne teater

Bisede me regjisorin Altin Basha pas shfaqjes Ne te mire te atdheut. Puna e tij me nje koloni personazhesh dhe mendime per perspektiven e te rinjve ne teater



Ne janar te vitit 1788 nje grup te denuarish me vdekje transportohen nga nje flote angleze ne brigjet e Australise. Vdekja i pret te gjithe burrat dhe grate angleze mes tyre nje indigjen e nje hebre njerezit e pare qe shkelin ne Australi ne fund te 1700-es. Edhe pse para nje fundi te tille majori Ros i mundon i fshikullon i poshteron. Nenoficeri Ralf eshte nder te paktet qe tregohet i meshirshem me ta madje i fton te luajne ne nje shfaqje teatri Oficeri i rekrutuar ku ai ka rolin e regjisorit. Ky eshte me pak fjale fabula e drames Ne te mire te atdheut Our Countrys Good 1988 i dramaturges Timberlake ertenbaker.
Vepren e vuri ne skene regjisori Altin Basha me te rinj te nje kursi aktrimi qe kane perfunduar studimet rreth 2 vite me pare. Regjisori ishte fokusuar ne krijimin e karaktereve te vecanta si karakteri i pashpirt neverites i Majorit Ros ne rol Florian Agalliu qe shkelqeu edhe me rolin e Frimanit apo miresia Guverantorit Filip dhe Xhon Vajshamerit dy role te interpretuara nga Besmir Bitraku. Po ashtu karakteret femerore harbutja dhe e perdala Debi Brajaut ne rol Erjola Meta etj. Sic kishte edhe personazhe te tjere me role me rendesi qe rrinin pak me ne hije.
Ne role te tjera interpretuan Erlin Visha Antela Hodo Flonja Kaba Xhejni Fama Ledio Janushi Esela Pysqyli Ermira Hysaj. Skenografia e Lirim Liles ishte realiste dhe ishte perpjekur ta shpinte shikuesin te vende te largeta detare toka te virgjera. Po ashtu edhe kostumet e Sofi Karase te te denuarit sklleverit e 1700-es.

Perse ka rendesi per ju prezantimi i vepres se Timberlake ertenbakerit ne Akademine e Arteve
Autorja e kesaj vepre eshte fituese e nje cmimi te rendesishem Lorence Olivier dhe misioni qe ka marre persiper vepra per te treguar forcen transformuese pushtetin e artit pothuajse eshte unik ne dramaturgjine boterore. Historia ben fjale per nje grup te burgosurish qe cohen nga Anglia drejt Australise. Australia eshte nje kontinent i sapozbuluar dhe ata jane banoret e pare te ketij kontinenti. Spektri i vepres shtrihet nga fictioni te faktet e verteta historike. Pjesa me e madhe e personazheve jane personazhe reale biografia e te cileve eshte e zbuluar tashme. Dihet se cfare fati paten me vone personazhet e vepres emra e te cilet kane transformime shume te vogla si Meri Brendham Liz Morden kapiteni Ralf. Forca e autores eshte qe ka arritur nepermjet ketyre biografive te ndertoje nje ngjarje dhe ti tregoje publikut misionin e artit ne shoqeri.

shte nje veper qe na njeh me te verteta historike por edhe nje drame psikologjike e forte. Ata te denuar e shohin vdekjen ne sy ne teater.
Vepra eshte interesante sepse zhvillohet mes ekstremeve. Kemi disa te burgosur angleze te denuar me vdekje qe duan te luajne ne nje shfaqje teatri. Ketu kemi nje proces te forte transformimi. Ata jane te burgosur ordinere jane hajdute prostituta qe fillojne te njohin meshiren mirekuptimin dashurine.
Autorja ka krijuar nje ekuiliber perfekt mes ngjarjes historike dhe nje ngjarjeje atraktive per nje publik te interesuar per teatrin. Ketyre elementeve i shtohet forca e dialogut elementet kompozicionale te vepres aftesia e autores per te ndertuar karaktere te bukura per te cilat publiku behet kurioz qe te shohe rrjedhen e jetes se tyre.

E patet te veshtire qe me 10 aktore te punoni per krijimin e nje kolonie personazhesh
shte dashur qe ne fillimisht te bejme nje redaktim shume te kujdesshem se bashku me perkthyesen Flora Laze per ta reduktuar vepren pa humbur vlerat e dramaturgjise. Jane 30 personazhe qe luhen nga 10 aktore dhe eshte dashur qe te bejme kombinime te kujdesshme. Por nje kriter eshte ruajtur. Te gjithe aktoreve te vepres u takon te luajne edhe persekutoret edhe te persekutuarit. Kjo eshte nje eksperience teatrore edhe per aktoret edhe per publikun per te pare sesi nje aktor arrin te luaje dy personazhe ne ekstreme nga njeri-tjetri. Ka qene e veshtire per te administruar te gjithe energjine e prodhuar nga ky grup te rinjsh te cilet jane mjaft te pasionuar por sigurisht e gjitha justifikohet nga forca e vepres. Ne ishim te gjithe te dashuruar me vepren ishim te gjithe te interesuar qe ajo ta shihte driten e skenes dhe sigurisht qe reagimi i publikut eshte ne nivelin qe e prisnim.

Ka karaktere qe spikasin ai ai i majorit Ros nje njeri i eger apo Liz Morden nje femer here harbute. Por ka te tjere qe duket se jane me ne hije p.sh nenoficeri Ralf.
Ka disa personazhe qe jane terheqes dhe regjisorit i japin me shume dore.
Ka te tjere qe jane ne nje proces zhvillimi. Fjala vjen kapiteni Ralf eshte njeriu qe se pari udheheq vepren sepse eshte ai sebepi eshte ai rezistenca e pare barrikada e pare per ta realizuar shfaqjen nga te burgosurit dhe eshte njeriu qe kembengul me shume per tu arritur ne fund te vepres shfaqja e tyre. Por sigurisht ka personazhe kapiteni Ros te cilet e kane me te ekspozuar qendrimin e tij ndaj kesaj ngjarjeje dhe ka nje pozicion me te favorshem ne marredhenie me personazhet e tjere. Ai eshte persekutori i te burgosurve nje njeri qe perpiqet te perdhose personalitetin e te burgosurve jo vetem duke i dhunuar fizikisht por edhe psiqikisht. Ne kete kuptim personazhet mbesin ne mendje edhe per shkak se kane kete lloj avantazhi dramaturgjik. Mos te harrojme qe kemi te bejme me aktore te rinj qe kane nje vit e gjysme qe jane diplomuar dhe mendoj qe per moshen dhe pervojen e tyre kjo eshte nje arritje e rendesishme. Nese ata do te kene shansin qe te punojne vit pas viti nga ky grup do te kemi aktore te nje niveli qe duhet te jene ne teater. Por eshte e rendesishme qe procesi i realizimit te tyre si profesioniste te mos ndalet.

fare mendoni per iniciativen e re te Akademise se Arteve qe nxit prodhimin artistik nga te rinjte
shte ndoshta nje nga projektet me atraktive per momentin. Pervec faktit qe eshte akorduar ky fond jam entuziast edhe sepse do te menaxhohet nga stafi i brendshem i Akademise se Arteve. Nuk do te kete burokrate. Ne Akademine e Arteve jane njerez qe e praktikojne profesionin. Kam besim qe do te jene ne gjendje te zgjedhin projekte cilesore. Akademia e Arteve ka resurset e duhura per te qene nje qender cilesore e prodhimit te Artit ne Tirane. Ajo qe une po besoj eshte qe te mos e shkepuse specifiken e saj afrimin e te rinjve duke i harmonizuar me eksperiencen e njerezve e pedagogeve qe jane ne Akademi. Sepse jane ndoshta praktikantet me te mire te artit ne Shqiperi te mbledhur ne ate vend.
Ne kete kuptim shpresoj qe do te kete shume cilesi. Skena te mos sherbeje vetem per programin mesimor por te jete nje skene profesionale. Ka qene nje tentative ne vitet 70 per ta kthyer ne polin e dyte te artit ne Tirane gje qe u arrit u be faktor konkurrent i fuqishem i Teatrit Kombetar por shpresoj qe kete gje do ta arrij edhe Akademia e Arteve. Ne kete menyre krijohet nje profil i tre qendrave te prodhimit te teatrit dhe te artit ne pergjithesi Teatri Kombetar Teatri Metropolit Teatri i Akademise se Arteve.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›