Gjykata e Tiranes i fal 70 dite burg Mihal Delijorgjit per sjellje te mire

Gjykata e Tiranës i fal 70 ditë nga dënimi i mbetur Mihal Delijorgjit për sjellje të mirë. Ishte gjyqtari Arben Micko, i cili referuar raportit të burgut të Vaqarrit, të cilët e përkufizojnë ish-administratorin e kompanisë “Albademil” si një i dënuar shembullor, vendosi të pranoi kërkesën për uljen e pjesëshme të dënimit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se Delijorgjit I kanë mbetur vetëm pak ditë për të vuajtur dhe do të lirohet përfundimisht nga qelia. Vend ku nuk ka qëndruar shumë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, pasi është shpërblyer edhe me leje nga drejtuesit e burgut ku ai ishte izoluar. Sipas vendimit të apelit, Delijrogji u dënua përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.