Gjykata Arrest me burg Arben Frrokut dyshohet per vrasjen e Lamajt
Me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda, gjykata e Krimeve te renda ka caktuar ne oret e vona te pasdites masen e sigurise arrest me burg ne mungese ndaj Arben Frroku, i arrestuar ne Greqi per armbajtje pa leje dhe mbajtje te lendeve narkotike. Arben Frroku se bashku me Jak Jakun jane te dyshuarit kryesore per vrasjen e Dritan Lamajt. Per te arrestuarin tjeter dajen e tij, Jak Jakun gjykata do te marre ne shqyrtim neser kerkesen e Prokurorise.
Arrestohet grabitësi i makinës më të cilën u vra kryekomisari Lamaj
Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e vjedhjes së automjetit tip BMW me traga të Durrësit “1944 F”, e cila është përdorur për atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e datës 24 shkurt në Tiranë. Sipas policisë i dyshuar i vjedhjes është Gentian Bejtja 32 vjec banor i Fushë –Krujës si dhe është hspallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Pritet gjatë orëve në vazhdim, të sqarohet se si makina e vjedhur në Durrës ra në duart e atentatorëve të kryekomisar Lamajt. Sipas policisë, vjedhja e makinës është bërë 3 ditë para ngjarjes, rreth orës 20:00 të darkës në rrugën “Aleksandër Goga” në lagjen numër 8 në Durrës. Burime pranë policisë thonë se grabitësi i makinës Bejtja ka pranuar se vjedhjen e BMW e ka kryer për llogari të nipit të Arben Frrokut, por prokuroria ende nuk e ka konfirmuar këtë version. Nga ana tjetër, kjo makinë, tashmë është gjetur e djegur nga brenda në Domje, shumë pranë hotelit në pronësi të familjes së Arben Frrokut. Ky i fundit dhe nipi I tij Jak Jaku janë arrestuar në Greqi për akuzën e “armëmbajtes pa leje” dhe “posedimit të lëndëve narkotike”, pasi në momentin e arrestimit në një nga hotelet e Selanikut, të dyshuarve i kapur një pistolet dhe një sasi e vogël kokaine.
Sipas prokurorisë, nip e dajë janë edhe të dyshuarit kryesorë të atentatit ndaj kryekomisar Lamajt për shkak të konflikteve mes tyre. Por, nuk përjashtohen pistat e hetimiti ndaj personave të tjerë. Pasi nga informacionet e siguruara nga policia, ka rezultuar se kryekomisar Lamaj për shkak të detyrës kishte krijuar konflikte me individë dhe biznese të ndryshme në zonën e Kombinatit, Vorës dhe Unazës së re. Ku edhe janë marr në pyetje disa nga këta persona, mes tyre edhe pronari I një universiteti privat, me të cilin I ndjeri ka pas përplasje.
Nga ana tjetër, prokuroria ka dërguar pranë Laboratorit të Policisë SHkencore armët e gjetura në banesën e nipit të Frrokut, Ndue Jakut për ekzaminim balistik e krahasues me gëzhojat e gjetura në vendin e vrasjes së Lamajt dhe ngjarjeve të tjera të mundshme. Zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë, ende nuk ka caktuar ndonjë masë sigurie për të arrestuarit në Greqi por kjo nuk përjashtohet në ditët në vazhdim.