E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani bisedime me fuqite nderkombetare per programin berthamor

Mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Iranit dhe fuqive të mëdha.
Bisedimet me në qender programin bërthamor iranian u mbajtën në qytetin Almati, në Kazakistan. Diskutimet janë të parat që prej korrikut 2012, kur u mbyllën pa një rezultat.

Fuqitë ndërkombëtare dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, akuzë kjo që mohohet vazhdimisht nga qeveria e Teheranit.

Që prej vitit 2010, Irani ka pasuruar uranium në nivelin 20 për qind, një hap i rëndësishëm teknologjik drejt mundësisë për të prodhuar armë me uranium tejet të pasuruar.

Irani ka hedhur gjithashtu poshtë thirrjet e Perëndimit për ta ndalur aktivitetin e tij. Negociatorët perëndimorë pretendojne arritjen e nje kompromisi. Propozimet mund të përfshijnë lehtësimin e disa sanksioneve që i janë vendosur Iranit, në këmbim të çaktivizimit të impiantit të Fordos, ku pasurohet uraniumi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›