Egjipt vdesin 19 turiste ne qytetin turistik te Luksorit

Te paktën 19 turistë, shumica e të cilëve britanikë dhe francezë, raportohet të kenë humbur jetën pasi një balonë me ajër me të cilën po udhëtonin është rrezuar në qytetin e Luksorit, në Egjipt.
Zjarr dhe me pas një shpërthim është dëgjuar para se balona të rrëzohej në qytetin në fjalë.
Luksori ndodhet në brigjet e lumit Nil dhe është shtëpia e disa prej rrënojave më të famshme të epokës së faraonëve. Ai është një destinacion turistik shumë i frekuentuar.
Në bord ndodheshin 20 pasagjerë. Një shpërthim ndodhi dhe 19 prej tyre humbën jetën ndërsa njëri mbijetoi.