Ksera Mbeshtetje per te gjithe emigrantet e rikthyer
Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta z. Spiro Ksera priti dje ne nje takim drejtorin e Pergjithshem te Qendres Nderkombetare per Zhvillimin e Politikave te Migrimit ICMPD me qender ne Vjene Austri z. Peter Viderman. Ministri Ksera e falenderoi drejtorin e Pergjithshem te ICMPD-se per mbeshtetjen qe kjo organizate ka dhene ne 10 vitet e aktivitetit te saj ne Shqiperi. Sipas ministrit Ksera ne kushtet e krizes ekonomike kur levizjet e popullsise pritet te jene me intensive eshte e nevojshem nderhyrja me energjike dhe e shpejte nga te gjithe me programe konkrete qe u vijne ne ndihme jo vetem emigranteve por edhe te kthyerve. Gjithashtu Ksera shprehu interesin e ministrise per realizimin e projekteve te perbashketa te cilat vijne ne permbushje te objektivave te qeverise shqiptare si menaxhimi i migracionit te punes nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve dypaleshe me te gjitha vendet e destinacionit kryesisht vende te BE-se mbeshtetjen e te rikthyerve me programe te posacme riintegrimi dhe ofrimin e mbeshtetjes per viktimat e trafikimit vecanerisht grate dhe femijet. Ministri e njohu z. Viderman me masat qe ka marre qeveria shqiptare per terheqjen e investimeve te huaja dhe nxitjen e ekonomise vendase vecanerisht ne sektorin e SME dhe turizmit. Fale ketyre politikave te qeverise - u shpreh Ksera - Shqiperia edhe tani kur kriza ka perfshire pjesen me te madhe te ekonomive boterore po njeh rritje pozitive dhe kete vit papunesia u ul me 0.5. Viderman u shpreh i gatshem te ofroje ndihmen e nevojshme ne keto fusha dhe te filloje sa me pare bashkepunimi me projekte konkrete perfshire edhe projekte te perbashketa rajonale me vende te tjera anetare te organizates.
Qellimi i vizites se z. Viderman ne Shqiperi eshte takimi me autoritetet me te larta te institucioneve shteterore te Republikes se Shqiperise me te cilet bashkepunon ICMPD-ja.