E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje veshtrim prapa

/ /

NgaBESNIK MUSTAFAJ

20 vjet do te duhej te ishin nje periudhe e paperfillshme ne jeten e gjate te nje kombi....

Por ne jeten e Shqiperise 20 vjetet e fundit shenojne kapercimin e vendit nga izolimi i plote ne paraqitjen e tij si protagonist aktiv ne rajon e me gjere. shte dashur pra te kalohet nga njeri pol ne tjetrin gje qe e ben kete rruge shume me te gjate nga cpremton thjesht shtrirja e saj ne hapesiren kohore prej dy dekadash. Duke u perqendruar vetem te politika e jashtme perfitoj nga ky rast per te theksuar sa i veshtire ka qene ky rrugetim ne kuptimin me te gjere te kesaj fjale. Meqenese edhe pervoja ime politike ne keto njezet vjet eshte teresisht ne fushen e marredhenieve nderkombetare do ta kem me te lehte te sjell ndonje shembull i cili me permbajtjen e vet i ben te teperta komentet.

1
Rrezimi i diktatures ardhja e lirise shenoi rrezimin e murit te brendshem me te cilin Shqiperia e kishte rrethuar veten per tu ndare me te tjeret. Ne nuk e kishim perfytyruar dhe nuk mund ta perfytyronim nga brenda se per te dale vertet nga izolimi dhe per te zene nje vend te respektuar ne skenen nderkombetare do te na duhej te rrezonim edhe nje mur tjeter nje mur i jashtem ky i padukshem ne veshtrim te pare qe do te thote se ishte posacerisht i veshtire per tu shembur. Ne nuk ishim pergatitur fare per tu ndeshur me te. Ne u shfaqem ne skenen e madhe te botes se lire mirefilli si te panjohur. Per kete mur e kam fjalen. Si mund te ndertonte bota e demokracise dhe e mireqenies marredhenie te verteta partneriteti me nje varfanjak i cili per me keq ishte edhe i panjohur Diku ne pranvere te vitit 1993 kur isha ambasador ne Paris tashme rasti e solli te jem ulur gjate nje dreke prane me nje deputet francez. Pak jave me vone ky deputet i nderuar me telefonoi per te me ftuar ne nje aktivitet ne zonen e tij elektorale. Do te ishte nje darke-debat rreth Shqiperise. Shkova me kenaqesi. Ne nje restorant te madh ishin mbledhur rreth njeqind veta gjithe elita lokale zonja dhe zoterinj te shkolluar mire te veshur bukur sic e donte rasti i mbremjes me nje ambasador. Paraqitjen time e beri deputeti i cili edhe ne emer te te gjithe te ftuarve shprehu lumturine e thelle per pranine e perfaqesuesit te larte te nje vendi mik por fatkeq te cilin historia ia kishte fshehur botes se lire per gjysme shekulli ne malet e Kaukazit. Mendova se ishte nje lapsus dhe nuk e korrigjova per te mos e vene ne siklet para zgjedhesve te vet. Per pasoje u detyrova gjate mbremjes tu pergjigjem shume e shume pyetjeve qe kishin te benin me Nagorni Karabakun me Abkazine Osetine etj.
Qysh nga ajo mbremje e per disa vjet ne vazhdim ne qindra ligjerata qe kam mbajtur ne France ne salla te medha e te vogla madje edhe ne universitete ne Paris e ne province jam kujdesur tu kujtoj te pranishmeve se Shqiperia eshte nje vend i vogel europian ne breg te Adriatikut perballe Italise dhe ne veri te Greqise. Kete kujtese e kam mbajtur parasysh edhe ne intervistat ne radio e televizione. Tani duket si per te qeshur por eshte edhe psikologjikisht e lodhshme per nje ambasador ta filloje fjalen e tij me nje informacion gjeografik kaq bazik rreth vendit qe perfaqeson. Por ishte e domosdoshme. Asnje vend tjeter ish-komunist nuk ka qene i detyruar ta filloje rrugen e vet te integrimit euro-atlantik ne nje kuote kaq te ulet.

2
Ne dolem nga izolimi i plote vertet krejt te panjohur per te tjeret. Por kjo nuk ishte per ne pengesa e vetme per te marre nje rol aktiv ne zhvillimet nderkombetare ne rajon apo me gjere. Regjimi diktatorial kishte punuar me nje makineri shume te fuqishme per tu krijuar shqiptareve iluzionin se vendi i tyre eshte qendra e botes gje qe shoqerohet sic dihet me nje delir te madh kolektiv. Ky delir perben nje nga kolonat me te sigurta mbi te cilen mbeshtetet regjimi diktatorial. Me shembjen e diktatures shfryhet edhe balona i ketij deliri. Vendin e delirit e ze nje mungese e thelle e besimit ne vete do te thosha nje nenvleftesim kolektiv i vetes. Pare vetem ne aspektin e nevojave qe ka politika e jashtme per tu mbeshtetur dhe inkurajuar nga opinioni i brendshem publik do pranuar edhe me qetesine qe jep retrospektiva se nenvleftesimi qe kishin shqiptaret per veten ne raport me te tjeret gjate shume viteve te para te tranzicionit ishte nje presion real dhe me pasoja te demshme mbi politiken e jashtme. Nen presionin e nje opinioni te demoralizuar diplomacia detyrimisht qe do te shtyhej drejt nje sjelljeje konvulsive ne mos pasive dhe inferiore.
Bie fjala Shqiperia beri demarshet formale per tu anetaresuar ne Konferencen Islamike ne fundin e vjeshtes 1991. Qeveria demokrate qe erdhi ne pushtet pak muaj me pas percaktoi si nje nga objektivat e veta qe te aktivizohej sadopak edhe brenda kesaj organizate. Kjo gje shkaktoi nje trazim te madh ne Tirane. U zhvillua nje debat i gjate publik ne te cilin u perfshine elitat politike dhe intelektuale. Duke i besuar sot si te sinqerta ato qindra shkrime intervista deklarata te asaj periudhe kane nje cilesi thelbesore te perbashket elitat shqiptare qofshin ato intelektuale apo politike nuk kishin besim se diplomacia shqiptare do te ishte ne gjendje te fliste ne tryezen e madhe te Konferences Islamike me zerin e vet. Ne te vertete mosbesimin qe elitat shqiptare kishin ne veten e vet e transferonin ne kete rast tek zbatuesit e politikes se jashtme te shtetit. Dhe fakt eshte se qeveria e asaj kohe per me shume se kater vjet nuk arriti te merrte as guximin per ta sjelle ne Parlament aktin e anetaresimit te Shqiperise ne Konferencen Islamike ne menyre qe ky akt diplomatik me kuptim per hapjen e Shqiperise pa paragjykime edhe te ratifikohej sic e kerkon Kushtetuta e vendit.
Une vete asokohe ne nje takim me Presidentin Miteran gjeta mundesine tia drejtoja ate pyetje qe shtrohej gjeresisht ne Tirane e ndaj te ciles edhe une vete kisha sigurisht ndjeshmerine time. A do te perbente anetaresimi ne Konferencen Islamike pengese per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian Presidenti Miteran kerkoi te dinte vetem se me cfare kushtesh kishim hyre ne ne kete organizate. Dhe kur une i shpjegova se kushti i pakapercyeshem ishte respektimi i Kushtetutes tone ku sanksionohet se shteti shqiptar eshte laik dhe nuk ka asnje fe zyrtare ai mu pergjigj fare thjesht. Me tha se ishte mirefilli ne interesin e Europes qe sa me shume vende si yni te kishin ze ne gjirin e kesaj organizate si nje mundesi per tu shprehur aty nga brenda jo vetem filozofia europiane por edhe vullneti i Europes per te bashkepunuar me vendet myslimane ne emer te paqes e te prosperitetit te perbashket. Kjo do te jete nje vlere e shtuar per ju kur te vini ne Bashkimin Europian e te beheni pjese e politikes se jashtme te perbashket europiane me tha Presidenti Miteran.
Edhe shume nga miqte e mi burra e gra te ditur cuditeshin kur ua tregoja kete bisede dhe thelle-thelle dyshonin qe Presidenti Miteran domethene Presidenti i Frances te besonte seriozisht qe Shqiperia mund te luante nje rol sado te vogel nderkombetar.

3
Me te drejte per me shume se 15 vjet cilesia e kontributit te Shqiperise si lojtar konstruktiv ne rajon eshte percaktuar kryesisht nga qendrimi i saj ndaj zhvillimeve ne Kosove. Statusi i veteranit qe kam sot perkitazi me politiken dhe diplomacine me lejon ta shtroj pa doreza pyetjen Per cfare meritash jane lavderuar nga komuniteti nderkombetar qeverite shqiptare te periudhes 1991-1999 kur ka qene fjala per Kosoven Nuk po jap nje pergjigje analitike por po tregoj perseri nje episod nga pervoja ime.
Ishin fillimet e luftes ne Bosnje. Asokohe erdhi per vizite ne Paris sekretari i Pergjithshem i OKB-se Boutros-Boutros Gali. Une pata nderin te jem ne nje darke relativisht te ngushte me te. Nuk ishim me shume se 50 te ftuar. Mu dha edhe mua fjala. Pese minutat qe une kisha ne dispozicion i perdora per ti paraqitur gjendjen ne Kosove. Me sa duket pershkrimi im dramatik nuk i pelqeu sekretarit te Pergjithshem te OKB-se. Dhe sidomos nuk i pelqeu prognoza ime per qendrimin e Shqiperise ne qofte se ky konflikt na vinte ne kufi sic edhe erdhi. Pervec argumenteve historike dhe etnike permenda edhe argumentin gjeografik vazhdimesine e territoreve te banuara nga shqiptaret ne te dy anet e kufirit. Ne vend te nje shkembimi pikepamjesh sic e donte nderi i mjedisit ku gjendeshim une mora nga zoti Boutros-Boutros Gali nje kercenim te paster. Ne qofte se edhe nje qytetar i vetem shqiptar kapercen kufirin per tu perzier ne ngjarjet qe ndodhin apo mund te ndodhin ne Kosove ne do e ndeshkojme Shqiperine si vend agresor. Kaq me tha sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara. fare duhet te bejme ne per ta ndihmuar zgjidhjen e problemeve qe ekzistojne ne Kosove e pyeta une per here te fundit. Ju duhet te rrini urte dhe ti inkurajoni edhe shqiptaret e Kosoves te rrine urte mu pergjigj ai.
Kurre nuk e kam harruar shijen e keqe te kesaj keshille. Megjithate fakt eshte se politika shqiptare ne ato nente vjet e majte apo e djathte u kujdes shume te tregohej sa me e urte. Ne u beme keshtu konstruktive ne rajon thjesht me mosveprimin tone. Edhe kjo menyre per te fituar respekt ne komunitetin nderkombetar me mosveprimin ishte nje mesim qe ne nuk do te kishim mundur kurre ta imagjinonim ne kushtet e izolimit.

4
Nder shume e shume aspekte qe ndihmojne te kuptohet sot se sa e veshtire ka qene per Shqiperine rruga per te marre nje rol aktiv ne marredheniet nderkombetare po vecoj edhe nje te fundit.
Takimin e pare ne cilesine e ministrit te Jashtem une e organizova me homologun tim serb. Ishte mesi i shtatorit 2005 dhe ne do te takoheshim ne Nju Jork gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Kuptohet se teme kryesore do te ishte Kosova. Ambasadori Kai Aide nuk e kishte dorezuar ende raportin e vet ku do te shprehej nese ishin pjekur apo jo kushtet per celjen e bisedimeve per statusin final te Kosoves. Gjithsesi disa sinjale pozitive kishin arritur jo vetem deri te mjediset diplomatike por edhe te mediat.
Shkurtimisht une i propozova homologut tim serb qe as Tirana dhe as Beogradi te mos perziheshin ne ato bisedime te pritshme. Bisedimet ashtu si vendimi per te ardhmen e Kosoves u takonin teresisht vetem aktoreve te drejtperdrejte te kesaj historie e qe ishin shumica shqiptare dhe pakica serbe e Kosoves si dhe komuniteti nderkombetar si monitorues i domosdoshem. Arsyetimi im ishte se qeveria shqiptare dhe qeveria serbe do e trajtonin detyrimisht problemin me perkujdesjen per tu pelqyer me shume nga opinioni publik ne Tirane e ne Beograd sesa per te kerkuar me ndershmeri nje zgjidhje te drejte te pershtatshme e te qendrueshme per te ardhmen e Kosoves. Pare ne logjiken e ftohte te se drejtes nderkombetare ceshtja e Kosoves ishte nje zhvillim ne politiken e jashtme per Shqiperine. De facto ky ishte po ashtu nje problem jashte juridiksionit shteteror te Serbise qysh nga vera e vitit 1999.
Kolegu im serb sigurisht qe nuk e pranoi simetrine qe ndertova une dhe nuk do te hyj ne hollesira. Ajo qe meriton te permendet ne kontekstin e kesaj analize eshte njoftimi i shtypit qe shperndau zyra e kolegut serb pas takimit. Aty reflektohej nje tension i cili realisht nuk kishte ekzistuar gjate bisedes tone. Ministri i Jashtem serb mirefilli kishte pasur merakun te pelqehej ne opinionin e vet publik. Une nga ana ime u detyrova ne vazhdim te perballem me opinionin publik ketu kur ne respekt te bindjeve te mia se diplomacia e vertete ka per detyre te synoje maksimumin e te mundshmes fola per pavaresine e kushtezuar si formula me e arritshme per statusin e pritshem te Kosoves.
E solla kete shembull vetem per te treguar se pikerisht ne ceshtjen e Kosoves ku Shqiperise i jepej kryesisht mundesia te behej faktor rajonal politika e jashtme ishte me shume se ne cdo fushe tjeter peng i emocionit te opinionit te brendshem publik. Nevojitej nje kthjelltesi dhe kurajo e madhe nga politikeberesit per ta kapercyer reagimin e forte emocional te ketij opinioni i cili edhe pse ka shpjegimet e veta ne logjiken historike nuk ka perputhje pozitive me nevojat logjike te aktualitetit. shte nje emocion i castit kuptohet dhe si emocion i castit permban natyrshem driteshkurtesi por kjo nuk e zbut furine goditese te dallges se tij. Hartuesit dhe drejtuesit e politikes se jashtme kishin nevoje per nje largpamesi te vertete dhe bindje te rrenjosura ne drejtesine e vendimeve te veta perndryshe do te thyheshin nen furine e asaj dallge. Nder gjerat qe kam ruajtur me nje kureshtje te vecante ne arkivin tim personal jane gjuajtjet me mbushje te plote qe me erdhen gjate asaj periudhe nga te gjitha anet. Patriote te shumte zemerdjegur ne Tirane ne Prishtine e ne diaspore ne Parlament ne konferenca shtypi ne debate televizive ne forume interneti gjithandej e zgjidhen gjuhen. Por fundi doli i mire sic dihet dhe kjo ka rendesi ne fjale te mbrame.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›