E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohe te mira per AAK

/ /

NgaARMAND SHKULLAKU

Per Aleancen per Ardhmerine e Kosoves duket se po afrojne kohe te mira. Ndonese ne mungese...

te kryetarit historik partia e Ramush Haradinajt ka shenuar disa levizje qe po i japin rezultatet e para. AAK ka bere nje nisje te mire te fushates zgjedhore ka treguar kujdes ne paraqitjen e listes se kandidateve per deputete ka bere nje goditje te bukur me marreveshjen paraelektorale me Uke Rugoven dhe ka arritur sukses ne Rahovec ku kandidati i saj per kryetar komune mberriti ne balotazh. Sot AAK gjendet ne nje pozite te tille qe e pret me e qete se partite e tjera te nesermen e 12 dhjetorit. Sipas te gjitha llogarive ajo do te jete pjese e pushtetit pas ketyre zgjedhjeve.
AAK edhe ne zgjedhjet vendore te nje viti me pare ishte partia me rritjen me te madhe te perqindjes elektorale. Hapesira e madhe opozitare e krijuar pas koalicionit PDK-LDK dhe pakenaqesite nga menyra e qeverisjes gjeten nje adrese te mire tek formacioni politik i Ramush Haradinajt. Qendrimi konseguent aktiviteti i dendur politik dhe disa ndryshime te rendesishme ne lidershipin e partise i dhane AAK statusin e nje partie te rendesishme qe madje mund te rritej edhe me tej me elektoratin e zhgenjyer te LDK-se. Por me pas gjerat nuk rrodhen ashtu sic duhej per AAK. Momenti i pare delikat u shenua atehere kur AAK prej euforise se zgjedhjeve lokale nxitoi te beje marreveshje parazgjedhore me nje karte te djegur si Fatmir Sejdiu per te provokuar zgjedhje te parakohshme. Refuzimi i Sejdiut ishte nje dush me uje te ftohte mbi entuziazmin e aleancisteve. Momenti i dyte i veshtire teper i veshtire per AAK ishte largimi i Ramush Haradinajt ne Hage ku vazhdon te mbetet ende ne kushtet e paraburgimit ne pritje te procesit gjyqesor. Disa veprime kaotike te drejtuesve te tjere te AAK krijuan pershtypjen se mungesa e Haradinajt do te ndihej shume vecanerisht ne zgjedhje.
Por sot AAK duket se e ka marre veten ndjeshem dhe ka nxjerre mesim nga e shkuara e afert. Ajo eshte tashme nje parti me tendenca te qarta elektorale dhe e hapur per bashkepunim me cdo force politike te Kosoves. Kjo force beri nje diference te qarte me dy partite e tjera te medha me menyren sesi realizoi nje marreveshje parazgjedhore me tolerancen e pazakonte ne hartimin e listes se kandidateve per deputete dhe me kapercimin e filozofise se perjashtimit. Duke i analizuar me radhe keto elemente vihet re edhe dallimi i AAK nga PDK dhe LDK.
Ne nje kohe kur dy partite qe qeverisen Kosoven per tre vjet nuk arriten asnje marreveshje te frytshme parazgjedhore me partite e tjera bashkimi AAK- Lista Rugova solli jo vetem befasi por edhe nje oferte atraktive e te re elektorale. Ndryshe nga disa kalime te dyshimta te emrave te vjeter ne listat e dy partive te medha pakti mes Blerim Shales dhe Uke Rugoves u duk parimor transparent dhe deri tani i respektueshem ne maksimum nga te dy palet. Gjithashtu si lista e PDK ashtu edhe ajo e LDK u priten me kritika dhe skepticizem nga opinioni publik per shkak se aty dominonin garda e vjeter dhe emra te diskutueshem. Ne AAK sigurisht me disa perjashtime lista ishte me e larmishme dhe me e kujdesshme. Por mbi te gjitha hartimi i listes se AAK ishte ne kontrast te plote me mendesine qe ka mbizoteruar ne listat e PDK dhe LDK. Tek keto dy parti listat jane pare si nje mjet shperblimi per individe te caktuar dhe jo si nje mundesi per te arritur suksesin e perbashket.
Nga listat e PDK dhe LDK kupton se kush jane individet me fuqi dhe influence kush ndikon kontrollon apo mban peng lidershpin e partise. Pse dy lideret si Hashim Thaci ashtu dhe Isa Mustafa duken sikur i kane pasur duart lidhur dhe syte mbyllur kur jane hartuar keto lista E megjithe perpjekjet per ti mbajtur te mbyllura brenda mureve presionet e brendshme ndihet fare qarte se atmosfera ne dy partite e medha nuk eshte ajo qe duhej te ishte ne nje fushate elektorale. Ndersa AAK beri diference duke e vene listen e kandidateve ne sherbim te suksesit elektoral dhe jo te interesit individual. Blerim Shala liroi vendin e tij per Uke Rugoven dhe figura te tjera te njohura u renditen poshte me deshiren e tyre.
Ndoshta nje akt simbolik por qe i dha nje imazh pozitiv e gjitheperfshires kesaj partie dhe e kurseu nga inatet dhe konfliktet e brendshme. AAK dhe Lista Rugova ndonese prej kohesh ne politike keto zgjedhje duken nje grupim i fresket elektoral. Keto ndryshime kane ndikuar edhe ne nje lloj zbutjeje te qendrimeve te dikurshme perjashtuese. Si nje grupim politik i cili edhe pas zgjedhjeve eshte angazhuar te vendose ne unison AAK dhe Lista Rugova jane sot ne nje pozicion te favorshem per te hyre ne koalicion qeverises si me LDK ashtu dhe me PDK. AAK ka krijuar ambientin e duhur brenda dhe jashte saj per tu konsideruar si nje faktor vendimtar dhe i pranueshem nga cilado force fituese per te bere qeverine e ardhshme.
Sigurisht qe per kete i duhet edhe rezultati elektoral ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Suksesi ne Rahovec eshte nje shenje e mire dhe qe do te ndikoje ne moralin e AAK deri ne diten e votimeve por nuk mjafton. AAK-se i duhet edhe ne permbajtje nje oferte e ndryshme nga dy partite e tjera. Dyfishimi i buxhetit dhe rritja e pagave 70 per qind per arsimtaret qe u thane dje jane nje refren i perseritur per veshet e qytetareve. Nese ka nisur nje ndryshim AAK duhet ta coje ate deri ne fund per te mos provuar shijen e zhgenjimeve te dikurshme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›