E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Bollano i pafajshëm për procedurë

Bollano, Papandreu dhe Dule

Flamur Vezaj

Ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, pafajshëm për akuzat që i rëndonin prej disa vjetësh. Gjykata e Vlorës pushon çështjen ndaj të pandehurit Vasillaq Bollano dhe katër ish-vartësve të tij, për arsye proceduriale, duke u bazuar në precedentin e vendimit të Gjykatës së Lartë të dhënë ndaj ish-ministrit të Transporteve Lulëzim Basha. Gjyqtari Skënder Haluca, që në fazën paraprake të gjykimit të çështjes, ka vendosur të pranojë kërkesat e avokatëve mbrojtës, duke i shpallur të pavlefshme të gjithë materialet hetimore që ndodheshin në dosjen penale në ngarkim të pesë ish-zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Himarës.

Ky vendim i gjyqtarit Haluca, ende nuk është zbardhur dhe argumentuar, por zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme kanë njoftuar se ky vendim do të apelohet pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë. Nga ana tjetër, dosja penale ndaj të pandehurve kishte dy vite që sorollatej nëpër zyrat e gjyqtarëve të kësaj gjykate, pasi asnjëri prej tyre nuk pranonte ta shqyrtonte këtë çështje, sepse njëri nga të pandehurit e kësaj dosje, kishte bashkëshorten gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës. Pas dorëheqjes të të gjithë gjyqtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte caktuar një gjyqtar nga Fieri, i cili pasi mbajti disa muaj dosjen u përjashtua nga avokatët. Por, pas dekretit të Presidentit, ku u emërua si gjyqtar z.Skënder Haluca, dosjen e mori ky i fundit për shqyrtim, duke dhënë edhe vendimin e pushimit të akuzave ndaj Bollanos dhe vartësve të tij. Sipas prokurorisë, të pandehurit Vasillaq Bollano, Polimer Ruçi, Leonard Hysi, Eugen Gjyzari dhe Tatjana Dhima, duke shfrytëzuar detyrat që kryenin pranë Bashkisë së Himarës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në pesë raste kanë konsumuar veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, Falsifikimit të formularëve nga personi që ka për detyrë ti lëshoj ato dhe akuzën e Falsifikimit të dokumenteve nga personi që ka për detyrë të lëshoje / hartoj dokumentet. Për të provuar këto akuza, prokurori i çështjes Maskim Sota kishte renditur emrat e 13 dëshmitarëve, të cilët do të provonin veprimet kriminale të pesë ish-zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Himarës.

Sipas dosjes që Shekulli disponon një kopje, të pandehurit në mbledhjet e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT-së) pranë Bashkisë Himarë, kanë ndryshuar destinacionin e sheshit, duke dhënë lejë ndërtimi në favor të personave që nuk ishin pronar të tokave ku po ndërtonin. Nga hetimet e disa mujore, bazuar në katër kallëzimet e qytetarëve të ndryshëm, është provuar se të pandehurit në mbledhjet e KRT-së, duke shpërdoruar detyrën kanë ndryshuar destinacionin e tokës, nga tokë bujqësore në shesh ndërtimi dhe më pas kanë dhënë leje ndërtimi për persona që nuk ishin pronar të tokës ku po ndërtonin. Me anë të falsifikimit kanë ndryshuar procesverbalet e mbledhjes dhe vendimet e KRT-së. Pasi në mbledhje është caktuar që leja e ndërtimit (edhe pse e paligjshme) ti jepet për ndërtim uzurpuesit të tokës së huaj, një ose dy kate, të pandehurit kanë ndërhyrë me korrigjues, duke fshirë numrat dhe  shkruar sipër tyre 3 dhe 4 kate, – thuhet në dosjen e prokurorisë. Përveç këtyre falsifikimeve, të pandehurit në mbledhjet e KRT-së, kanë vendosur ndryshimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe më pas kanë lëshuar lejet e ndërtimit mbi një truall ku ndërtuesi nuk ishte pronari i kësaj toke.

Por, jo vetëm kaq, ky vendim i KRT-së është lëshuar për një vend që nuk i përkiste Bashkisë së Himarës, por asaj të Bashkisë së Vlorës. Gjithashtu, prokuroria kishte konstatuar gjatë hetimeve se KRT-ja e Bashkisë së Himarës, e drejtuar nga pesë të pandehurit, ka miratuar në kundërshtim me ligjin dhe i ka dhënë leje ndërtimi një shtetasi për ndërtim në pronën e një personi tjetër dhe brenda zonës turistike, ku kompetencën për dhënien e lejes së ndërtimit e ka Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha këto veprime, sipas akuzës, të pandehurit i kanë konsumuar gjatë viteve 2005 2008, por që ju pushuan nga Gjykata.

Si nisi çështja

Kallëzimi i datës 16 korrik 2007, nga shtetasi P.Cali

Kallëzimi i datës 24 shtator 2007, nga shtetasi A.Cani

Kallëzimi i datës 19 qershor 2008, nga shtetasi Th.Veizi

Kallëzimi i datës 13 maj 2009, nga shtetasi A.Languri,

Të pandehurit

Vasillaq Bollano, lindur në Durrës dhe banues në Himarë, me detyrë ish-kryetar e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht ish-kryetar i kësaj Bashkie, akuzohet për Shpërdorim të detyrës (pesë herë) dhe Falsifikim të formularëve nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin (pesë herë), në bashkëpunim.

Polimer Ruçi, lindur në Dhërmi dhe banues në Tirane, me detyrë ish-Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht ish-drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie gjatë viteve 2005 – 2008, akuzohet për Shpërdorim të detyrës (katër herë) dhe Falsifikim të formularëve nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin (katër herë), në bashkëpunim

Leonard Hysi, lindur dhe banues në Sarandë, me detyrë ish-Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht ish-drejtor i Zyrës së Urbanistikes pranë kësaj Bashkie, akuzohet për Shpërdorim detyre dhe Falsifikim të formularëve nga personi që ka për detyre të hartoje formularin, në bashkëpunim

Eugen Gjyzari, lindur në Berat dhe banues në Vlorë, me detyre ish-jurist i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë, akuzohet për Shpërdorim të detyrës, në bashëkpunim

Tatjana Dhima, lindur dhe banuese në Himarë, me detyrë ish-Sekretare e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë gjate viteve 2005 – 2008, akuzohet për Falsifikim të dokumenteve nga personi që ka për detyrë të lëshoje / hartojë dokumentin (katër herë),

Bollano i pafajshëm, edhe për heqjen e tabelave

Gjykata e Apelit në Vlorë, në qershor të 2010 ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, shtetasin Vasillaq Bollano, e deklaroj të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Akuzë kjo për të cilën ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg dhe 5 milion lekë gjobë si dhe i kishte heq të drejtën për të ushtruar funksione publike për 3 vitet e ardhshme. Ky vendim dënimi, ishte dhënë pasi Bollano u gjet fajtor për heqjen e tabelave sinjalizuese që ishin në gjuhën shqipe në rrugën Qeparo Llogara. Këtë veprim kriminal, sipas akuzës dhe vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë i pandehuri Bollano e kishte konsumuar në tetor të 2007, kur kishte urdhëruar heqjen e këtyre tabelave, duke i sjell dëm shtetit rreth 2.11 milion lekë. Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
Precedenti Basha

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në vitin 2009 pranoj kërkesën e avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Transporteve Lulëzim Basha, për pavlefshmëri të akteve hetimore, për shkak të afateve procedurale. Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, organi i akuzës kishte mbajtur dosjen nën hetim tej afateve hetimore të parashikuar në ligj, duke bërë që dosja penale ndaj Bashës të mos hapet a

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›