Elbasan, në pranga 2 të kërkuar në Itali

Foto ilustruese
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Elbasanit.
Namik Dema dhe Fadil Alushi ishin të kërkuar nga drejtësia italiane, e cila kishte hapur ndaj tyre proceset gjyqësore përkatëse.
Dema akuzohet për trafik droge, ndërsa Fadil Alushi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë. / G.N.