E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 700 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, Berisha pret drejtuesit e inteligjencës së NATO-s

Share

Këshilli i ministrave vendosi të miratojë dje hyrjen në Shqipëri të 685 trupave amerikane, ekuipazh i anijes zbarkuese USS Gunston Hall (LSD-44).

Hyrja, qëndrimi dhe dalja e forcës ushtarake amerikane bëhet në portin e Durrësit. Leja e hyrjes dhe qëndrimit të përkohshëm të forcës ushtarake amerikane jepet për periudhën 24 prill 2012 deri në 27 prill 2012. Qëllimi i qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake amerikane është për vizitë portuale. Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ende nuk dihet qëllimi i vizitës së tyre, por situata në rajon është tensionuar ndjeshëm së fundmi. Po dje, kryeministri Sali Berisha ka pritur një delegacion të drejtuesve të shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s, përkatësisht zotërinjtë Fhlip L. Ritcheson, Drejtor i Divizionit të Inteligjencës në zyrat kryesore të NATO-s, Bruksel dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Ushtarak të Inteligjencës së NATO-s, Admiralin Norman. R. Hyes, Drejtor i Zbulimit Ushtarak të Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Admiralin në pension David Ellison, President i Universitetit Kombëtar të Inteligjencës, SHBA, të cilët ndodhen për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›