E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, konflikti për pronën i merr jetën një 55-vjeçari

Foto ilustruese

Konflikti për pronësi të tokës bujqësore ka sjellë vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Hajmel në Shkdër.

Rrok Kaçorri, 55 vjeç, ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tij Zef Kaçorri, 27 vjeç, është plagosur rëndë. Autorë të ngjarjes janë Dedë, Sandër dhe Zef Ara, banues në këtë fshat të cilët kishin prej kohësh konflikt pronësie me familjen Kaçorri.

Paraditen e së dielës ato i kanë qëlluar me armë zjarri duke i plagosur rëndë babë e bir , ku gjatë rrugës për në spital, Rrok Kaçorri ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë ndalimin e Dedë Arës dhe dy djemve të tij, Sandrit e Zefit, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. /Anila Dushi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›