Gjenden gazetarët e "New York Times"

Katër gazetarët e "New York Times"-it, të cilët janë raportuar të zhdukur në Libi, janë gjetur sot. Gazeta tha se ata ishin kapur nga forcat besnike të Muamer Gadafit, ndërsa pritet të lirohen gjatë ditës.
E përditshmja amerikane tha se djali i Gadafit, Seid al-Islam, i ka dhënë informacionin gazetares Kristian Amanpur, në një intervistë për “ABC News”.
Redaksia e gazetës ka kontaktuar me katër reporterët për herë të fundit të martën, nga qyteti Axhdabia.