E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raxhid Karim, 30 vjet burg, për komplote terroriste

Një specialist kompjuterash nga Bangladeshi, i cili po komplotonte me një klerik ekstremist për të hedhur në erë një avion, do të kalojë 30 vitet e ardhshme në burg.
 

Një gjykatë britanike e dënoi sot 31-vjeçarin Raxhid Karim me deri në 30 vjet burgim. Gjykata e shpalli të akuzuarin fajtor për 4 akuza për planifikimin dhe ndihmën e dhënë për akte terroriste gjatë kohës kur punonte për shoqërinë e fluturimeve British Airways.
 

Zyrtarët britanikë thonë se Raxhid Karim i kishte dërguar një numër mesazhesh në kod klerikut radikal të lindur në Shtetet e Bashkuara Anwar Al-Avlaki, ku i propozonte të përdoreshin sulmet vetëvrasëse ose letrat-bombë për të hedhur në erë avionë që udhëtonin për në Shtetet e Bashkuara. Al-Avlaki është një klerik mysliman që ka lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët e zbulimit besojnë se ai strehohet në Jemen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›