E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi i dashuruar me bashkitë socialiste

24-11-2011 / Gazeta 55

Udhëtimi i Presidenti Bamir Topi, dje në drejtim të Burrelit, ishte një herazi edhe një konfirmim, i dashurisë më të re që ai ka zbuluar, me bashkitë socialiste.
Pas turit disa ditor, disa javë më parë në jug të vendit, ku nuk la bashki e komunë, të drejtuar nga të zgjedhur socialist pa vizituar, dje “e ka mbajtur frymën”, për nga veriu, duke u ndalur në Burrel.
Udhëtimi i tij në Gjirokastër, deri edhe në Xarrë, komunë “e zbuluar” prej tij se ekzistonte, falë promovimit që ju bë në kongresin e PS-së, duhet pranuar se nuk kishte ndonjë çmim moral, për Presidentin Bamir Topi.
Por, ama, udhëtimi i djeshëm në Burrel, ka qenë, për atë vetë “një ndër rastet e spikatura”.
Afërmendsh, gjithë ky “vlerësim” vjen nga “shpërblimi” me një dekoratë të tipit “Qytetar Nderi”.
Një vlerësim i tillë nuk është pak për një President, ndaj edhe nuk ka arsye që ai të refuzojë, çdo dekoratë të mundshme, të dhënë nga çdo i zgjedhur i mundshëm socialist…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›