Gjykata Kushtetuese: Termi kombësi në gjendjen civile është antikushtetues
Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar termin kombësi në gjëndjen civile, si të papajtueshme me Kushtetutën shqiptare dhe për këtë arsye ka vendosur shfuqizimin e tij.
Gjykata Kushtetuese, në vendimin që e ka zbardhur sot, shprehet se Kushtetuta shqiptare nuk ka një përkufizim të qartë për termin kombësi apo termin pakicë kombëtareedhe pse këto terma janë të përfshira në dispozita kushtetuese.
Kushtetuesja ka vendosur se termi kombësi në ligjin për gjendjen civile është i pajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese vlerëson se termi për kombësinë’ cënon pariin e sigurisë juridike pasi nuk mbron të dhënat personale.
Gjykata çmon se rregullimet e ligjit për gjendjen civile, objekt shqyrtimi, cenojnë garancitë e nenit 35 të Kushtetutës. Si përfundim, në vijim të arsyetimit të mësipërm, Gjykata vlerëson se termi kombësi, i përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8; termikombësinë në përputhje me kombësinë e prindërve, i përcaktuar në nenin 42/2, germa e, dhe neni 58 i ligjit për gjendjen civile, cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe bien në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Kjo ndërhyrje, në vlerësimin e Gjykatës, shkakton një devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit të bërjes publike të të dhënave personale, ku përfshihen dhe të dhënat personale sensitive, i cili sanksionohet në nenin 35 të Kushtetutës- thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi mori në shqyrtim padinë e bërë nga Gjykata e Sarandës, Përmetit dhe Shkodrës dhe pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Sokol Berberin, subjektet e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave, vendosi në favor të paditësve, duke u deklaruar pro shfuqizimit të termit Kombësi.