Buxheti 2012 më konservativ, Ministria e Financave nis hartimin
TIRANE- Ministria e Financave po harton buxhetin 2012, i cili ndryshe nga vitet e mëparshme do të jetë konservativ, në përputhje edhe me rekomandimet e bëra nga FMN dhe Banka Botërore. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur se kanë nisur diskutimet me ministritë. Ndërkohë që ekspertë të ekonomisë nga mazhoranca deklarojnë se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të planifikohet një plan më konservativ i të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe një rritje më e ulët ekonomike.
“Ndoshta fakti që prioritet thelbësor për qeverinë shqiptare do të vazhdojë që të mbetet thellimi i konsolidimit makro-ekonomik, ruajtja e deficitit dhe ndoshta kalimi i borxhit në nivele më të ulëta, gjë që unë e kam konsideruar si një sfidë më tepër afatmesme, mendojnë që mund të na diktojnë që të jemi më konservatorë ndoshta në parashikim për vitin e ardhshëm. Buxheti i këtij viti është i mbështetur në një rritje prej gati 5% që është një rritje realisht shumë optimiste, kështu që edhe në qoftë se një normë më e ulët e rritjes ekonomike, 3-4% unë personalisht besoj se nuk do të përbënte ndonjë cështje sfiduese duke pasur parasysh kontekstin e zhvillimit në të cilën ndodhen edhe vendet përreth”, deklaroi Selmai Xhepa.
Hartimi i një buxheti konservativ diktohet edhe nga mosrealizimi i të ardhurave gjatë këtij viti. Ekspertët shprehen se qeveria pritet të bëjë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve gjatë muajve të ardhshëm, nëpërmjet akteve normative.
“Ndryshime që mund të reflektohen në varësi të zhvillimeve të mëtejshme makro-ekonomike dhe në veçanti në planin e të ardhurave, mendoj që do të diktojnë një rishikim të shpenzimeve. Për shkak të situatave dhe rrethanave sigurisht që mund të jenë të tilla që të diktojnë edhe akte normative”, u shpreh Xhepa.
Nga të dhënat e ministrisë së financave rezulton se gjatë periudhë janar gusht të këtij viti, janë mbledhur 210.8 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 3 miliardë më pak e plani, gjë që ka cuar në një rënie të shpenzimeve me rreth 4.2 miliardë lekë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Buxheti 2012 më konservativ, Ministria e Financave nis hartimin