E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese e Rusisë kundër dënimit me vdekje

Rusia nuk mund të aplikojë dënimin me vdekje, madje edhe pas skadimit të moratoriumit në fillim të vitit të ardhshëm, është urdhri i gjykatës, i cili është dhënë sot, hap ky i madh në drejtim të shfuqizimit të dënimit me vdekje në Rusi.

Përfundimi i moratoriumit më 1 janar, nuk e bën të mundshëm aplikimin e dënimit me vdekje në territorin e Rusisë, deklaroi në vendimin e tij presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë, Valery Zorkin.

Ai theksoi se zbatimi i dënimit me vdekje në territorin e Rusisë tani është i pamundur, pasi që Rusia ka nënshkruar protokollet, me të cilat ndalohet zbatimi i dënimit më të rëndë.

Si anëtare e Këshillit të Europës, Rusia është e detyruar që të shfuqizojë dënimin me vdekje në territorin e saj.

Rusia ka nënshkruar protokollin e Konventës për të drejtat të njeriut në Europë, por ky dokument ende duhet të ratifikohet nga dhoma e poshtme e parlamentit të Rusisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e vet, tani radhën për të folur e ka parlamenti, tha Zorkin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›