Presidenti përçan BE-në?
Udhëheqësit europianë u tubuan sot, në përpjekje për të tejkaluar dallimet e tyre dhe për tu bashkuar prapa një kandidati të vetëm për presidenti e parë në historinë e BE-së.
Udhëheqësit, të cilët u tubuan dje në Bruksel, gjithashtu do të tentojnë të emërojnë edhe përfaqësuesin për politikë të jashtme, për të krijuar kështu dyshen e udhëheqësve, e cila që nga viti i ardhshëm do të përfaqësojë BE-në në arenën ndërkombëtare.
Por ky synim nuk është aspak i lehtë, duke pasur parasysh vizionet e ndryshme të 27 shteteve anëtare të BE-së, në lidhje me rolin që do të luaj presidenti i ri, gjatë mandatit të tij i cili mund të ketë një kohëzgjatje maksimale prej pesë vjet.
Në prag të fillimit të takimit, kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit është kryesues i radhës i unionit, apeloi te udhëheqësit europianë që tregtinë ta mbajnë në nivelin më minimal të mundshëm.
Natyrisht se kam nevojë për bashkëpunimin e kolegëve të mi. Mund të ndodhë që samiti të zgjatë tërë natën, pranoi Reinfeldt.
Në bazë të planit fillestar, dreka e punës është paraparë të zgjatë tri orë. Rrjedha mjaft e fshehtë e procesit i ka dhënë municion të ri euroskeptikëve, të cilët kanë tërhequr vërejtjen se procesi në fjalë mund ta dëmtojnë imazhin e BE-së si djep i demokracisë.
Është ky fundi i eurokracisë. Nuk besoj se do tia arrijnë të depërtojnë me këtë, tha ish-ministri i Britanisë për Europë, Dens McShane.
Negociatat sekrete janë shqetësuese, tha Daniel Cohn Bendit, nënkryetar i të gjelbërve në Parlamentin e Europës.
Është kjo një karikaturë e demokracisë. Ne kemi ndjenjën se 27 udhëheqësit e BE-së, në veçanti Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy po kërkojnë njerëz, të cilët nuk do ti vendosin ata nën hije, shtoi Bendit.
Ekspertët pajtohen se presidenti duhet të jetë një teknokrat, i cili është në gjendje të sigurojë konsensusin mes shteteve dhe institucioneve kryesore të BE-së-Këshillit të 27 shteteve anëtare, Komisionit dhe Parlamentit të Europës.
Kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, mbetet favorit për funksionin e presidentit, por deri me tani nuk ka dalë në sipërfaqe asnjë kandidat, i cili do të ishte në gjendje të vendoste baraspeshën e nevojshme e cila kërkohet për dy funksionet kryesore, të krijuara me Traktatin e Lisbonës.
Para fillimit të takimit, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, u zotuan se dy vendet e tyre do të mbështesin një kandidat të përbashkët.
Jam optimiste se deri të sonte në mbrëmje do të kemi një marrëveshje, tha Merkel.
Si kandidat për president është përmendur edhe ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, por roli i tij në invadimin e Irakut, në vitin 2003, kishte përçarë Europën dhe gjasat e tij për të siguruar këtë funksion janë zbehur, përkundër përkrahjes së vazhdueshme të kandidaturës së tij nga ana e Londrës.
Kandidatë tjerë krahas Van Rompuyt dhe Blairit janë edhe kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, si dhe ish-kryeministri i Irlandës, John Burton.
Kohëve të fundit janë shtuar edhe zërat për emërimin e një femre, por vetëm ish-presidentja e Letonisë, Vaira Vika-Freiberg ka shprehur deri me tani interesimin për funksionin e presidentit. Analistët kanë theksuar se ajo ndoshta është tejet pro-amerikane dhe tejet anti-ruse.
E vetmja gjë për të cilën pajtohen deri me tani udhëheqësit e Europës është se presidenti duhet të vijë nga radhët e qendrës së djathtë, e cila dominon Parlamentin e Europës, ndërsa shefi për politikë të jashtme nga radhët e socialistëve, formacioni i dytë më i madh në parlament.
Për mbulimin e funksionit të shefit për politikë të jashtme si favorit është vlerësuar Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, por ai ka bërë të qartë se nuk është në dispozicion.
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo DAlema duket se ka kredencialet e duhura për këtë funksion, por Spanja po angazhohet për emërimin e Ministrit të vet të Jashtëm, Miguel Angel Moratinosit, ndërsa Britania për Komisioneren e BE-së për tregti, Catherine Ashton.