Obama shton trysninë ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi sot se SHBA-ja dhe partnerët e saj po punojnë për pakon e masave, për ti dëshmuar Iranit për pasojat me të cilat do të përballet, për shkak të vendimit të vet për të injoruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
Obama ka shtuar dukshëm trysninë ndaj Iranit, pas vendimit të Teheranit për të refuzuar përpjekjet e mbështetura nga OKB-ja, për të dërguar uraniumin e vet të pasuruar jashtë vendit, duke eskaluar kështu grindjen me perëndimin.
Por republika islamike reagoi menjëherë, duke tërhequr vërejtjen se sanksionet e reja nuk do të arrijnë qëllimin që të frenojnë Iranin dhe nuk do të bindin këtë shtet që të ndryshojë sjelljet e veta.
Në komentet e tij të para, që nga momenti kur Teherani kumtoi të mërkurën se nuk do të pranojë propozimin e fuqive të mëdha, Obama theksoi se ende shpreson se Irani do të kalojë nëpër derën e hapur të bashkëpunimit.
Por ai tërhoqi vërejtjen:Ne kemi filluar diskutimet me partnerët tanë ndërkombëtarë, për nevojën që Irani të përballet me pasoja. Qasja në dy shtigje kërkon që Iranit ti përcillet porosia e qartë se nëse nuk shfrytëzon mundësitë e ofruara, atëherë ky vend në të vërtetë nuk po e bën vetën më të sigurt, por po e bën vetën më pak të sigurt.
Fuqitë e mëdha ja kanë tërhequr vërejtjen Teheranit se do të përballet me sanksione të ashpra, nëse e refuzon propozimin e fuqive botërore.