E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese shtyn për të hënën seancën për shkarkimin e Metës, presidenca kërkon 48 orë kohë për përgjigjet

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shtyrë për të hënën në orën 10:00 seancën e radhës ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta pas kërkesës së bërë nga Kuvendi. 

Zoti Meta akuzohet nga parlamenti se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit, akuzë që ai nuk e ka pranuar.

Vendimi erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidencës, për të patur në dispozicion 48 orë kohë. Ata thanë se do ta shfrytëzonin për t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi.

Në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit. Por kërkesa e saj nuk u prania.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›