Gjykata Ndërkombëtare pranon ankesën kroate për gjenocid serb
Hagë (start)-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, CIJ, e Hagës, e shpalli veten sot kompetente për të gjykuar një ankesë të Kroacisë që akuzon Serbinë për gjenocid, gjatë luftës së viteve1991-1995. Marrja e kësaj kompetence nga CIJ-ja nuk paragjykon aspak vendimin e saj mbi bazën e dosjes, por hap rrugën për procesin e dytë për gjenocid përpara gjykatës.
Kroacia ka paraqitur në vitin 1999 një ankesë përpara CIJ-së, ku akuzonte shtetin Serbi-Mali i Zi (në atë kohë Republika federative e Jugosllavisë), për shkelje të konventës së vitit 1948 për parandalimin dhe represionin e gjenocidit gjatë luftës së Kroacisë, që shkaktoi 20 000 të vdekur.
Zagrebi ka theksuar se Serbia ka kryer një "spastrim etnik" kundër civilëve, "një formë gjenocidi i shprehur me shpërngulje, vrasje, tortura ose edhe burgosje të paligjshme të një numri të madh kroatësh si dhe me shkatërrimin masiv të pronave".
Pas një ankese të Bosnje-Hercegovinës e paraqitur në vitin 1993, gjykatësit e CIJ-së janë shprehur në shkurt të vitit 2007 se Serbia nuk kishte kryer gjenocid në Bosnje. Megjithatë, ata kanë pranuar e masakra e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ishte gjenocid, pa fajësuar për të drejtpërdrejt Beogradin.