E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela merr si dhuratë për ditëlindje shiritin e kapitenit të kombëtares

Baku (Start)- Kapiteni i kambëtares shqiptare në ndeshjen e sotme përballë Azerbaixhanit pritet të jetë mesfushori Ervin Skela. Për Skelën kjo është një ditë e rëndësishme, pasi ai feston 32 vjetorin. Vendosja e shiritit të kapitenit në krahun e tij është një dhuratë e bukur për ditëlindjen e lojtarit.

Vetëm para dy ditësh festoi ditëlindjen edhe trajneri holandez, Ari Han, i cili mbushi 60 vjeç. Për Sklën, Hani ka menduar që dhurata më e bukur që mund t’i bëhet atij është shiriti i kapitenit.

Skela ka luajtur 55 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, dhe ka arritur të shënojë 9 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›