Greqi- Pushohet nga puna, qëllon 2 persona, mban peng 2 të tjerë
Greqi- Një person i armatosur ka plagosur 2 persona dhe po mban peng 2 të tjerë në një fabrikë të prodhimit të koshave të plehrave në Komotini të Greqisë.
Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 45 vjeçar i cili ka punuar para 9 muajsh në këtë fabrikë, por është pushuar nga puna.
Ai fillimisht ka hyrë në fabrikë duke menaxherin e turnit, më pas një puntor Bullgar që tentoi ta ndalonte.
Të plagosurit janë nisur menjëherë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë policia po vazhdon negociatat për lirimin e pengjeve.
Qyteti i Komotinisë ndodhet në kufi me Turqinë dhe është një nga zonat më të prekura nga kriza ekonomike , dhe numri i të papunëve ka shkuar në 35%.
Shkrime të tjera me interes:
- Përrenjas, aksidenti i merr jetën 1 personi dhe plagosen 3 të tjerë. Përrenjas – Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në...
- Vlorë- Morën peng 29 vjeçarin, arrestohen 4 persona Vlorë- Policia e vlorës ka arrestuar mesditën e sotme 4...
- Miniera e Bulqizës, PS: Kamp përqendrimi, ku varfëria mban peng jetën Tiranë- “Galeritë e minierave janë shndërruar në kampet e përqëndirmit...