Shqipëri, nënshkruhet një peticion për Kosovën
Tiranë - Një peticion me 50 mijë nënshkrime të qytetarëve të Shqipërisë do t'i dërgohet të djelën Organizatës së Konferencës Islamike. Peticioni kërkon nga vendet anëtare të kësaj oragnizate të njohin pavarësinë e Kosovës. "Për ne si myslimanë ka qenë befasi që bota arabe nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Ne menduam t'i apelojmë vendeve që dhanë ndihma humanitare për Kosovën në vitin 1999", tha për agjencinë e lajmeve Rojters Agim Baçi, një nga organizatorët e peticionit. Baçi shtoi se peticioni është nënshkruar nga qytetarët e të treja besimeve fetare që ekzistojnë në Shqipëri.