NATO kerkon zgjidhje te shpejte per emrin

Shkup, 14 shkurt, 10:05, NOA - Çështja e emrit kushtetues të vazhdon të mbetet njëra nga pengesat kryesore për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Nga Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jap de Hop Shefer në një konferencë për media sërish kanë ritheksuar se në Aleancë ekziston dëshira e madhe për ta integruar Maqedoninë, mirëpo duhet të arrihet progres dhe një zgjidhje e shpejtë për emrin.
“Ambicja e jonë nuk ka ndryshuar, dhe as që do të ndryshohet. Dëshirojmë të shohim përparim dhe zgjidhje të shpejtë për emrin. Në Aleancë ekziston dëshira e fuqishme për integrimin e vendit tuaj”, është theksuar në konferencë.
NATO nuk kërkon rol rreth emrit, por i përcjell negociatat me vëmendje, ka deklaruar Shefer pas vlerësimeve të ministrave të Maqedonisë se pas samitit të Bukureshtit pozicioni i Athinës për emrin është bërë akoma më agresiv.
INA-NOA