Zjarri te Ardeno, shkak tensioni

Mbi 10 milion euro janë dëmet matriale të shkaktuara nga zjarri në fabriken Ardeno, këtë gje e ka pohuar për mikrofonin e Ora News pronari i fabrikës Tonin Aliaj. Sipas Aliajt shkaku që ka ndikuar në rënien e zjarrit në fabrikën e tij kanë qënë luhatjet e tensionit.
Edhe ekspertet e policisë dhe të zjarrëfikseve të cilët ishin në vendngjarje paraparkisht kanë arritur në një përfundimt të tillë. Sipas ekspertëve mendohet se zjarri ka ndodhur nga shkendijat elektrike,duke u përhapur menjëherë në fabrikë. Magazina dhe fabrika ishin të pajisura me sisteme anti zjarri, por ato nuk kanë mundur të përballojnë shpejtësinë me të cilën janë përhapur flakët , një ndër elementët nxitës të përhapjes së flakëve ka qenë edhe llaku. Aliaj është shprehur skeptik për sa i përket rimbursimit të dëmeve nga sigurimet, pasi ato në asnjë rast nuk do ta rimbursojnë plotësisht, sigurimet mund të rimbursojnë një pjesë të dëmit, por kurrsesi një shumë mbi 10 milion euro që llogaritet që janë bërë dëm.Pronari i "Ardeno" ka deklaruar se djegia e fabrikës është një problem jo vetëm për atë por edhe për 100 familjet të cilat ishin të punesuara aty. Aliaj falenderon bizneset e tjera të cilat i kanë ofruar ndihmë atij për të ngritur në këmbe sërish këtë fabrike , pasi nuk mund të lëri në rrugë punëtorët e tij.